Deputeti i PD në zi, ndan lajmin e hidhur: Ndriçofsh në parajsë!

Deputeti Luciano Boci ka ndarë lajmin e hidhur të vdekjes së profesorit Riza Hasa. “Prof-i më natyral që kam njohur dhe me të cilin kam punuar.

Dhe atje lart të gjithë sapo ta dëgjojnë, do ta quajnë e thërrasin PROF. RIZAI! Ndriçofsh në parajsë shoku, miku e kolegu im i mirë!”, shkruan deputeti.

Postimi i Luciano Bocit

PROFESORI ME TITULL REAL

Riza Hasa iku nga ne në parajsën e pakërkuar dhe me siguri dhe atje do jetë duke lexuar, shkruar ose kërkuar “gjëra” të vlefshme, siç bëri në gjithë jetën e tij tokësore.

Kush e njohu nga afër ia “ngjiste” pa hezitim menjëherë titullin Prof.

Kush mori leksionet e tij, nuk e vinte në dyshim se ai ishte Prof. i vërtetë.

Kush e pati koleg, para tij titulli i vet i rrinte pak ngushtë.

Rizai urrente formalizmat, e donte dijen, dashuronte arkeologjinë dhe vlerësonte miqësinë.

“Xakja” ishte modesti i pamunguar në parashtrime idesh e konferencash shkencore, i thjeshti i studimeve brilante, i heshturi promotor i zbulimeve të rëndësishme, i vuajturi i madh për pak drejtësi akademike, politike, sociale.

Të habiste me njorinë e tij dhe të mbante peshë me rrëfimet e mbushura me humor e ngacmime.

Dhe megjithatë mbeti aq modest sa asnjëherë nuk tentoi të formalizonte “me letra” (tallej gjithmonë me një vërtetim të tillë) një titull që të gjithë ia njihnin dhe ia jepnin me meritë.

Ai ishte Prof. real, bruto, bio!

Prof-i më natyral që kam njohur dhe me të cilin kam punuar.

Dhe atje lart të gjithë sapo ta dëgjojnë, do ta quajnë e thërrasin PROF. RIZAI!

Ndriçofsh në parajsë shoku, miku e kolegu im i mirë!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME