Del VIDEO! Rama, Meta dhe Tom Doshi bëhen ‘bashkë’, zbardhen detajet

Paraditen e sotme janë bërë bashkë në të njëjtin aktivitet, kryeministri i vendit, Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe ish deputeti Tom Doshi.

 

Të tre figurat e njohur kanë marrë pjesë gjatë meshës së shenjtë të hyrjes së arqipeshkvit të ri Imzor Arjan Dodaj, në ambientet e Katedrales Shën Pali në Tiranë.

 

Presidenti Meta u pa të hynte i vetëm brenda ambienteve të Katedrales, ndërkohë që kryeministri Edi Rama dhe Tom Doshi shoqëroheshin nga bashkëshortet e tyre.

 

Rama dhe Meta janë në këtë ceremoni si përfaqësues të institucioneve më të lartë shtetërore, ndërkohë që Doshi është një besimtar katolik, dhe frekuentues i rregullt i meshave në katedrale.

 

I pranishëm në këtë ceremoni është dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, dhe përfaqësues të tjerë politikë e të besimeve fetare.

 

Imzot George Frendo i kalon sot detyrën e Arqipeshkvit të Kishës Katolike, Imzot Arjan Dodaj, ndërsa në fjalën e tij në ceremoni, ai shprehu besimin se Dodaj do ta kryej më së miri këtë punë.

 

“Gjithmonë e kam dashur Shqipërinë dhe shqiptarët dhe te ky popull kam gjetur dashuri e respekt më shumë se sa meritoja. Falënderoj popullin shqiptar që u bë edhe populli im. Do largohem nga Shqipëria me keqardhje, por mu duk e drejtë t’i kaloj vitet te fundit të jetës sime në vendlindje. Do mbeteni pjesë e zemrës sime e do ju kujtoj me lutje.

 

Politika mund të ndryshojë e të përmirësojë strukturat, por besimi mund të arrijë atje ku nuk arrin politika, mund të ndryshojë zemrat. Le të angazhohemi më shumë për një Shqipëri më të drejtë, më të vëllazërore. I drejtohem pasardhësit tim, për më shumë se 4 vite kemi punuar ngushtë bashkë. Emri yt do të përmendet në meshë çdo ditë e kjo do të thotë se nuk do jesh vetëm në zbatimin e detyrës tënde, është një dioqezë me ty.

 

Je shumë më i ri se unë dhe je shqiptar, që do të thotë se je më i aftë se unë për të kuptuar mentalitetin, psikologjinë e kulturën e këtij vendi. Për këto avantazhe që unë nuk i kisha, le të jenë për t’u një dhuratë që të bën shumë më afër deleve që Zoti do të të dhurojë”, tha ai.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...