Banorët po i bëjnë puç Donaldit, kjo video tregon se është izoluar totalisht

Me sa duket Donaldi është një forcë e vërtetë brenda në shtëpinë e Big Brother Vip. Aq i fortë sa banorët e tjerë kanë filluar ta izolojnë, sidomos Enxheli.

 

Enxhel dëgjohet të thotë vetëm “unë nuk ja fal, ai është fallso, unë nuk ia fal”. Dikush nga banorët i thotë që ka për të qenë shoqe prapë na Donaldin pasi të dalënga shtëpia por Einxhel përgjigjet “jo jo asnjëherë”.

 

Sot Donaldi është parë krejt i vetmuar me sytë nga qielli. Sigurisht që atij ndoshta i mungon Trixa, por edhe banorët duket sikur nuk bëjnë më grup me të. Ndoshta ky është çmimi për t’u paguar kur je më i forti në shtëpi.

 

Beniada duke biseduar me Enchel i thotë se Donaldi vendos zemrën në të gjitha gjërat por Enxhel e kundërshton. Beniada insiston të thotë që Donaldi është inteligjent, por sërish Enxhel që nuk bie dakord.

 

Sigurisht që kjo tingëllon si një strategji nga ana Einxhel për të dobësuar Donaldin si lojtar, nuk e dimë a do të funksionojë, por Einxhel po përpiqet fort, me justifikimin e daljes së Dagz. Sipas saj Donaldi duhet ta shpëtonte patjetër Dagzin.

 

Nga ana tjetër Beatrix doli një ditë më parë dhe tani Donaldi ndoshta ndihet më i vetmuar se kurrë. Ai është i shqetësuar për Trixën e cila kishte shumë frikë daljen jashtë shtëpisë për “ato” që mund të ndodhnin.

 

 

TE TJERA

spot_img