A po tërhiqet virusi? Epidemiologu Ilir Alimehmeti: “Në pranverë presim fundin”

Varianti i ri Omicron ka “zaptuar” Shqipërinë. Mijëra infektime çdo ditë dhe qindra të shtruar në spitale.

 

Por si paraqitet situata në vendin tonë?

 

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur sërish sot për situatën pandemike në vend, kësaj radhe me optimizëm.

 

Ai u shpreh se ardhja e pranverës do të sjellë fundin e fazës emergjente të pandemisë, duke shtuar se Omicron ka një cikël që zgjat 6 javë.

 

“Në fazën ku jemi, referuar kurbës së ‘Omicron’, i ngjajmë Britanisë së Madhe në dhjetor të vitit të shkuar. “Omicron” ka një cikël që zgjat 6 javë, që do të thotë, fillimi marsit, pra në pranverë do shikojmë fundin e fazës akute të pandemisë. Aktualisht në vend qarkullojnë “Delta dhe “Omicron”, tha epidemiologu Ilir Alimehmeti.

 

/News31

TE TJERA

spot_img