ZGJEDHJET E PJESSHME VENDORE TË 6 MARSIT/ JA CILAT JANË KANDIDATURAT E MUNDSHME NË SHKODËR

Qarku i Shkodrës është i dyti, Pas Durrësit, që po shkon drejt konsolidimit të kandidaturave për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.

 

PS duket se do ia besojnë kandidaturën për këtë “zonë” të nxehtë, bastion historik i të djathtëve Majlianda Angonit e cila aktualisht është prefekte e qarkut të Shkodrës.

 

Surprizë është kryetarja aktuale në detyrë Voltana Ademi e cila qëndron në postin e kryebashkiakes përtej afateve, për shkak se Valdrin Pjetri, kandidati socialist pa rival në zgjedhjet e 30 qershorit u dogj nga ligji i dekriminalizimit.

 

Ndersa ne kampin kundershtar, lufta eshte me e nxehte pasi në këto zgjedhje, paraqiten tre candidate mes te cileve Znj.Ademi përflitet se do garojë në “siglën” e Komisionit të Rithemelimit të Sali Berishës, megjithatë ende nuk është zyrtarizuar , por edhe një tjetër emër është në tryezë në kampin e Berishës është edhe ish-ministri i Shëndetësisë Bardh Spahia.

 

Ndërsa nga ana e PD-së zyrtare, kandidat mendohet se do të jetë Xhemal Bushati ish-kryetar i këshillit Bashkiak të Shkodrës

 

TE TJERA

spot_img