Shiti apartament me dokumente false dhe iku në Amerikë, 55 vjeçarin e gjen belaja ne Rinas

Nje 55 vjeçar, është arrestuar nga Policia e Tiranës sapo ka zbritur në Aeroportin e Rinasit. Gjykata e kryeqytetit e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg për shkak se ka shitur një apartament me dokumente false.

“Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
V.P, 55 vjeç, banues në Tiranë dhe rezident në SHBA.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për mashtrim me pasoja të rënda. Shtetasi V.P, nëpërmjet mashtrimit, ka shitur një apartament banimi, duke përdorur një certifikatë të falsifikuar”, njofton Policia.

Blerja e një shtëpie në Shqipëri, por edhe në shumë vende të tjera të botës është një ndër investimet ose vetë investimi më i madh që një njeri apo një familje mund të bëjë gjatë gjithë jetës. Kjo është arsyeja që para se ta marrim përsipër këtë lloj investimi, duhet të jemi të mirinformuar dhe vigjilent në çdo hap që do të hedhim.

Shpesh ndodh që nga emocioni që jemi duke blerë një shtëpi ose edhe për çështje besimi të pakuptimtë, ndodh të anashkalojmë shumë çështje që mund të jenë thelbësore në procesin e blerjes së një shtëpie.

Veç madhësisë, çmimit dhe vendndodhjes, që janë pikat e para, të rëndësishme, që duhet pyetur, ka edhe pika të tjera që mund të na shërbejnë për të bërë një përmbledhje të plotë të asaj çka po blejmë dhe përfitimet që do të kete.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...