Po ju do e bënit? Ky në foto qëndroi 6 orë në këmbë në avion vetëm që nusja e tij të flinte

Ndoshta, jo të gjithë do ta bënin. Por ky burrë është bërë viral në rrjet, pasi qëndroi 6 orë në këmbë gjatë fluturimit me avion, duke i liruar vendin gruas së tij që të flejë gjumë.

Sakrifica është për t’u duarktrokitur. Pamjet u bënë virale disa kohë më parë në rrjetet sociale dhe burri në fjalë u komentua pafund për atë që ka bërë.

Me siguri nuk është e lehtë për askënd ta bëjë këtë? Nga ana tjetër, të qëndrosh në këmbë për kaq shumë orë vetëm që gruaja të flejë rehat, a nuk është pak e tepërt?

Komentet ishin nga më të ndryshme. Shumë prej tyre pyesnin se një zgjidhje mund të ishte që edhe ai të qëndronte ulur dhe gruaja të flinte në krahët e tij.

Një tjetër thotë, “dashuria nuk duhet të jetë martirizim miqtë e mi, duhet të jetë dashuri dhe me siguri gruaja nuk ka ndjerë shumë dashuri kur burri i saj ngrihej në këmbë dhe ajo flinte si zog pa u kujdesur se çfarë po ndodhte.”

Nga ana tjetër, sigurisht që gjykojmë nga një foto dhe nuk e dimë se çfarë ka ndodhur realisht në avion , nuk dimë shkaqet apo çfarë ka ndodhur saktësisht në këtë skenë. Pra, ndoshta gjithçka që themi është e pavlefshme që në fillim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

U bllokuan nga moti i keq, evakuohen banorët dhe familjet në Theth

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme qarkun...

A është Tamara fshati më i bukur i Shqipërisë?

E vendosur në zemër të Alpeve të Veriut, në...