Pas suksesit me ‘BBV’, Lori Hoxha realizon një tjetër ide në ekran e Top Channel! Këtë herë jo me Arnbanën por me Orin…

Në një bisedë me “Goca & Gra”, producenti Edi Manushi dhe moderatorja Ori Nebijaj ndanë më shikuesit disa detaje për programin “Ëndërrtjerrësit”, i cili lindi si ide nga Lori Hoxha dhe është kuruar nga Ledion Liço.

“[Programi do të ndërtohet] mbi bazën e arkivave, sepse Top Channel ka një arkivë të kuruar, është një takim brezash, në formën e një ribashkimi, takim me njerëzit që kanë nisur këtu eksperiencat e tyre të para,” tha Manushi.

“Qëllimi dhe ëndrra që tirret në këtë emision, në këto puntata speciale për 20 vite Top Channel, janë kryesisht të gjithë ata të cilët kanë qenë një gur i rëndësishëm, që prej ditës së parë kur Top Channel ka dalë live në transmetim e deri më sot. E kemi fokusin tek ata që duhet të jenë sepse kanë qenë shtyllë edhe bazë për themelimin,” shpjegoi Ori.

Programi do të përcjellë pamje të 20 viteve Top Channel, nga vizioni i themeluesit të ndjerë Dritan Hoxha, te transmetimet e para e te shumë ngjarje të prapaskenës.
“Ka shumë emocione që personazhet rrëfejnë, që nga dalja e parë në transmetim e gjithçka ndodhi pastaj në një revolucion shumë të madh në 20 vite televizion,

por ka shumë argëtim dhe të qeshura me situata dhe momente nga më të ndryshmet, me kujtimet që ata kanë,” u shpreh Ori. “Ëndërrtjerrësit”, nën moderimin e Ori Nebijaj, do të transmetohet çdo të diel në orën 21:00.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...