Mbyti komshijen se s’donte t’i jepte borxhin, tròndit 58 vjeçari: S’e kuptova si më ngeli në dorë

Krim horror në Kuçovë është zbuluar nga kamerat e sigurisë që filmuan në zonën ku ndodhi vrasja.

Pamjet e sekuestruara nga grupi hetimor kanë treguar sherrin e nisur mes Fetah Marrës që tashmë është vënë në pranga dhe 63-vjeçares Fatime Suli. 58-vjeçari rezulton ta ketë mbytur me duar fqinjën e tij për një borxh që i kishte e nuk donte t’ia kthente.

Më pas e ka zhveshur nga mesi e poshtë dhe e ka hedhur në kanal ku e ka mbuluar me gjethe. Trupi i Sulit u zbulua një natë më parë. Autopsia zbuloi se bëhet fjalë për një vrasje.“Më ngeli në dorë, se kuptova se si vdiq”, kështu ka deklaruar në polici 58-vjeçari Fetah Narra.

Fqinjët dhe të afërmit e Fatime Sulit në fshatin Kozare të Kuçovës deklarojnë se autori i krimit njihej si një person me probleme mendore.

“Djalit të viktimës i kam dhënë vajzën e motrës. Ai boti njihesh si gjysmak, ishte me shumë të meta mendore, të gjitha të këqijat i kishte. Nuk e dimë arsyen. Që të jetë dhunë seksuale s’bën vaki, dhe borxhe nuk bën vaki, nuk ka lekë, nuk ka mundësi. Viktima dhe burri i saj janë me kemp.

Nuk ka qenë mirë kohët e fundit ajo, ka pas probleme po jo të kësaj natyre. Se si nuk e di, luajta nga mendtë kur e mora vesh.”-tha një i afërm i viktimës.

“E kam nusen e xhaxhait. Si ky mostra ka plot që qarkullojnë buzë lumit. Policia e Shtetit e zbardhi. Njihej si budalla në zonë. Ai është monstër, s’ka pas kurrë familje, i martuar dhe i divorcuar. Isha në vendngjarje mbrëmë, policia rrethoi zonën e krimit. Dhamë dëshmitë tona.”-tha një tjetër i afërm i viktimës.

“Ishte grua e mirë, familjare, me dy fëmijë të shkëlqyer. Autorin nuk dimë gjë, jemi larg, rrëzë malit. Mbase do jetë me probleme mendore, është pa grua, pa familje.”-thanë banorët e zonës.

TE TJERA

spot_img