Antonela Berisha e ftuar në emisionin “E Diell” rrëfeu disa të pathëna. Ajo e ka treguar shpesh që e kanë ngacmuar figura publike, sidomos politikanë, por kësaj here bëhej fjalë për një futbollist.
Antonela ka treguar se është ngacmuar nga futbollisti i njohur i Italisë Mario Baloteli. “Personazhi që më ka shprehur pëlqimin jo dashurinë është i njohur, Balotelli.
E kam takuar në një lokal në Milano, futi shokë me më ngacmu. Bëmë muhabet nja dy minuta dhe më pas iku, më tha më pëlqen shumë, je e gjatë je e madhe kshu. Jo i thashë nuk është tipi im”, tha Antonela.
Videoja ka qarkulluar në TikTok dhe ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ledjana si përdoruese e rregullt e ka parë, por ka vendosur edhe ta komentojë në mënyrë ironike.
“Mbrëmë piva kafe me Ronaldon”,- ka komentuar Ledjana. Ledjana e shprehu ‘inatin’ me Antonelën edhe kur ajo ndodhej brenda shtëpisë.
Ajo ka komentuar në Instagram “dihet” kur është pyetur se kë do donte të largohej nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Direkte të gjithë kanë aluduar se sigurisht e ka për Antonelën.
