E papritur/ Me ndihmën e Big Brother, Einxhel i bën ‘gropën’ Monikës, e ‘nxjerr’ nga shtëpia

Si asnjëherë më parë, sonte në shtëpinë e Big Brother VIP ka ndodhur një nominim krejtësisht i papritur.

Pas një organizimi shumë të bukur festiv me këngë, kërcim dhe aktrim, Einxhel është detyruar të votojë një banor për ta nxjerrë nga shtëpia.

Alternativat ishin 3: Arjola, Beniada dhe Monika. Bukuroshja e ekranit zgjodhi rivalen e saj të fortë, Monika Lubonja. Aktorja u duk se e priste këtë nominim dhe tha thjesht “surprizë e bukur”.

Kjo në fillim u mor si një lojë nga producentët e Big Brother, por nuk rezultoi kështu. Ky nominim vlen për të martën e ardhshme, jo për të premten, kur në nominim do jenë Einxhel, Beatrix dhe Donald.

Big Brother VIP ka hyrë fiks në fazën e fundit të programit, sepse kanë mbetur saktësisht edhe 4 javë nga fundi i këtij fenomeni në Shqipëri. Në finale do të shkojnë ata që kanë më shumë fansa, por edhe durim.

Ju tashmë e dini se 4 finalistët do të fitojnë 10 mijë euro secili, kurse fituesi do të marrë me vete 100 mijë euro me trofeun që pritet të jepet nga kryeministri Edi Rama më 18 shkurt në Vlorë (sipas lajmit nga portali Pamfleti i gazetarit Gjergj Zefi).

Deri tani, favoritët kryesorë për ta fituar Big Brother VIP janë Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj. Banore e fortë në shtëpinë më të famshme në vend është edhe Arjola Demiri, pa harruar Einxhel Shkirën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...