E pabesueshme/ Trixa ia kalon edhe Lulzim Bashës në matematikë: Ja sa bëjnë sipas saj 1099+1 …

Beatrix Ramosaj mund të themi me plot gojë që që prej hyrjes së saj në ‘Big Brother VIP” ka krijuar shumë ‘zhurmë’.

Nisur që me lidhjen e saj me aktorin Donald Veshaj, sjelljen e saj dhe padyshim dhe për momentet plot humor që na ka falur.

Para pak kohësh, bukuroshja bëri një gafë që u kthye në “meme” kudo, ku teksa në një bisedë me banorët u pyet se sa bëjnë “12+4”, ajo u përgjigj “26”.

Jo vetëm kjo, por këngëtarja edhe disa ditë më parë, në një bisedë me Donald dhe DAGZ, teksa ky i fundit ka pyetur se sa bëjnë ‘1099+1’, Trixa menjëherë ka thënë një milion. Pas saj, ka reaguar menjëherë Donaldi duke thënë: “Bëjnë 1100 moj”.

Ditën e nesërme gjatë Prime-t, çifti Donald, Trixa dhe Einxhel Shkira janë në nominim. Dyshja janë të rrezikuar, pasi nëse Einxhel nuk del nga shtëpia, një prej tyre do të largohet përfundimisht.

Ky nominim erdhi si pasojë e Arbrit, banorit më të ri i cili në këmbim të hapjes së kutisë së Pandorës, nxori në nominim çiftin dhe Einxhel. Na duhet të presim deri ditën e nesërme për të parë se si do të jetë ecuria e lojës mes tyre.

Donaldi dhe Beatrix janë një nga dyshet më të përfolura të “Big Brother Vip”. Dy personazhe shumë të dashur për publikun shqiptar, edhe pse raporti i tyre ka marrë sa komente pozitive aq edhe negative, Donaldi dhe Trixa tanimë janë deklaruar që janë për njëri- tjetrin me fjalët dhe veprimet e tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...