A keni gisht në sulmet me vezë ndaj Lulzim Bashës? Shikoni si përgjigjet Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha mohoi të jetë ai organizatori i sulmeve me vezë ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimeve të tij me demokratët.

Përmes një interviste të dhënë për emisionin “Drejt”, Berisha u shpreh se reagimi i njerëzve ndaj Bashës vjen vetëm prej inatit ndaj tij. Ndërsa premtoi se nuk ka gisht në asnjë prej anti-mitingeve nëpër takimet e tij.

“Motivohem çdo ditë e më shumë nga këto zhvillime që tejkalojnë fantazinë e Markezit, nuk mund të gjesh një personazh që thotë 1958 janë 5004. Mos harro se i mbyti në gaz dhe i trajtoi në mënyrën më barabare. Nuk merrem unë kurrë me atë,

por ai ka prit ata që vinin në shtëpinë e tyre me gaz dhe me blinda. Këto nuk janë të policisë janë të bandës së tij. Sa do vazhdoj inati i njerëzve, nuk e di. Është gjithçka spontane ndaj një njeriu që e kishin mbështetur për 8-vite. Kur e gjuajnë me vezë inat është”, tha Berisha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...