NJË SHEMBULL PËR T’U KOPJUAR, SI SHKODRANI MARASH KUMBULLA U BË NJERIU I BESUAR I MURINJOS

Është thënë shpeshherë se si Zhoze Murinjo kudo që shkon formon një grup të tij të besuar, te të cilët ai jo vetëm mbështet të gjitha idetë e tij,

por i transformon në atë mënyrë që të gjithë ata të pranojnë të shtrydhen deri në pikën e fundit, duke rrezikuar që pjesa tjetër e futbollistëve, ata që shpesh quhen si linjat e dyta të skuadrës, të mos rrisin rendimentin e tyre gjatë sezonit.

Kjo është e vërtetë, por me sa duket ka edhe nga ata të cilët me shumë durim e përulësi, por mbi të gjitha me shumë punë, arrijnë që të rifuten në atë grupin e të besuarve të “Special One”, duke e bërë këtë të fundit në mënyrë të pamenduar ndonjëherë, që të dalë të kërkojë edhe falje publike, për mënyrën se si ai e kishte trajtuar futbollistin.

Dhe rasti në fjalë nuk prekte as Majoralin që vinte nga një skuadër e madhe si Reali i Madridit apo edhe atë Vijarin që shumë klube të tjera ëndërrojnë të kenë në Serinë A dhe në Europë. Po flasim për një shqiptar, për Marash Kumbullën…

Maks, siç e thërrasin në Itali shokët, ishte një prej lojtarëve që trajneri portugez i Romës kishte përjashtuar me forcë nga grupi dhe e kishte ofenduar në maksimum, pas humbjes turpëruese në Norvegji, kundër Bodo/Glimt.

Por ndryshe nga të tjerët, Kumbulla vazhdoi të punojë me kokën ulur dhe të provonte të përmirësohej për Murinjon, i cili pas ndeshjes me Kaljarin, jo vetëm e vlerësoi si më të mirin në fushë, por i kërkoi falje publike për mënyrën se si ishte sjellë me qendërmbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë.

“U habita se si Kumbulla i pranoi në qetësi të gjitha fjalët e mia të ashpra dhe se si u rikthye që të më bindte se kisha gabuar me të”, ishin fjalët e Murinjos pas Kaljarit. Gjithsesi, më tepër sesa trajneri portugez, në këtë histori e cila duhet të shërbejë si shembull për të gjitha linjat e dyta te Roma zgjuarsia e konceptit e Marash Kumbullës. 21- vjeçari e mori të qartë sinjalin pas 6 golave në Norvegji:

“Jeni ju që duhet të më përshtateni mua, jo unë juve”, deklaronte “Special One”, i cili dihet se nuk është nga ata që mendon të ulë standardin e tij për të vënë në një zonë komforti lojtarët e tij që zbresin në fushë.

Por për të bërë Murinjon që të dashurohet me dikë nevojitet kurajë dhe të kapësh çastin, atë që Kumbulla shfrytëzoi pas disa shuplakave radhazi që mori, por me punë dhe duke nxjerrë edhe më shumë në pah cilësitë e tij, ai arriti që t’i tregojë në mënyrën e duhur Zhozesë se kishte gabuar me të…

Dhe mbi të gjitha se shqiptari kishte atributet e duhura për të qenë një prej njerëzve të besuar të Murinjos, një djalë i ri me karakter të fortë, i cili që kur vendosi të transferohej në Romë e dinte se duhej ta fitonte vendin e tij duke u kapur me thonj pas vështirësive.

Panorama Sport

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...