Me kë e ka tani Antonela: Sa keq që nuk jam e pështirë si disa pseudo vipa…

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” Antonela Berisha së fundmi ka bërë disa postime në llogarinë e saj në insta dedikuar banorës së shtëpisë Beatrix Ramosaj.

Antonela fillimisht ka bërë ‘repost’ një foto të këngëtares me mbishkrimin: “#support Trixa. Miss you” (Mbështesim Trixën, më mungon).

Pas këtij postimi, duket se Antonela ka marrë shumë mospëlqime nga ndjekësit e saj. Kështu, ajo ka vendosur t’u kthejë atyre përgjigje duke bërë një deklaratë lidhur me mbështetjen e saj për Beatrix dhe duke sulmuar banorët e tjerë.

Në një ‘story’, ajo ka shkruar se fokusi duhet të jenë banorët që sipas saj ‘po vjellin vrerë ana anës’. “Njerëz, pse nuk merreni me faktin që ka disa banorë të stazhonuar në atë shtëpi që po vjedhin vrer ana anës për njerëz që rrinë gjatë gjithë ditës se sa merreni me faktin se kë suportoj unë!

Fallsiteti në kulm, por fytyra po i del gjithkujt”- ka shkruar ajo, duke mos përmendur emra se kujt i referohet. Më pas, ajo ka krahasuar situatën e Beatrix dhe Donaldit, me trekëndëshin e saj të dashurisë në “Për’puthen” duke u shprehur se e kupton shumë mirë atë.

Po shikoj gjykimin e publikut në mënyrë të padrejtë! Më kujtohet situata kur unë kisha një pëlqim për një person që publiku e shikonte çift me një vajzë tjetër dhe e gjithë Shqipëria ishte kundër. Në momentin tim më të vështirë në shtëpi, ajo ishte e vetmja pranë meje. Dhe unë jam sot pranë saj.”

Antonela e ka përfunduar deklaratën e saj, duke thumbuar ata që ajo i quan ‘pseudovipa që duan të fitojnë followers’. “Sa keq që nuk jam e pështirë si disa pseudovipa që përfitojnë nga situatë që ta kenë mendimin njësoj si publiku dhe të fitojnë ca followers”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...