Elgiti zbulon sekretin dhe nxjerr planin e mikut të tij: Donaldi do t’i thojë ‘mirupafshim’ brenda 14 Shkurtit

I ftuar në “Pardon my French” në Top Albania Radio ishte këngëtari Elgit Doda.

Nëpërmjet këngëve të tij, ai është bërë pjesë e historisë së dashurisë më të përfolur të momentit, Bora Zemani dhe Donald Veshaj. Kjo jo pa arsye pasi ka qenë vetë aktori ai i cili ka kontribuar në një pjesë të tekstit e të idesë së këngëve.

Ka qenë vetë Donaldi që i ka trajtuar këto këngë si dedikime për Bora Zemanin, brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Por mesa duket Elgiti nuk dinte gjë për këtë pjesë:

Ishte ndjesi e Donaldit. Nuk më tha Donaldi për kë ishte ndjesia… Mund të kem patur edhe unë ndoshta një histori. Ishte thjesht ndjesia për një lidhje toksike. Është temë e bukur sepse çdo njeri mund të ketë kaluar një gjë të tillë. Ai asnjëherë nuk përmendi për kë, por njerëzit e çojnë ku të duan.

Duke folur për këngën “Ku Je”, një tjetër sukses të tijin, Elgiti ndoshta na zbuloi “planin” e Donaldit, pasi pritet të publikohet një tjetër projekt muzikor brenda datës 14 shkurt që do të jetë vazhdim i dy të parave:

Njeriu që donte një dashuri toksike “TL (Toxic Love)”, e kërkonte gjithmonë “Ku Je”, por në fund fare e kuptoi që nuk ia vlente. Kjo është një triologji sepse është me tri këngë, ku tek e fundit i thotë “Mirupafshim”.

Kënga do të vijë brenda datës 14 shkurt. Nuk e di çfarë ka qenë në trurin e Donaldit, nuk kemi folur fare për këtë,- u shpreh kantautori.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...