Çfarë i ndodhi vallë? Pas konsultimit me mjekun, këngëtari shqiptar jep lajmin që s’e prisnim

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Shkëlzen Jetishi, i njohur si Xeni, zbuloi se ka anuluar të gjitha aktivitetet muzikor për këtë vit dhe do të pushojë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkroi se mori vendimin pas një ndërhyrje kirurgjikale dhe konsultimit me mjekun.

Shkëlzen Jetishi u shpreh se përgjatë kësaj periudhe që do shkëputet nga muzika do i përkushtohet familjarëve e të afërmeve të tij, të cilëve u ka munguar për shumë vite.

Duke uruar që ngjitet sërish në skenë, ai falënderoi fansat për përkrahjen e tyre në kohë dhimbje e gëzimi. “Të dashur miq, dashamirë dhe adhurues të këngës sime,

pas shumë vite së bashku në shumë koncerte, albume, ahengje familjare dhe aktivitete të ndryshme muzikore, duke i qëndruar besnik këngës popullore, edhe ne kohë të vështira ku aktivitetin muzikor e kishim të ndaluar, dua të ju falënderoj për përkrahjen e pa ndalshme në kohë dhimbje dhe gëzimi.

Pa mbështetjen tuaj të vazhdueshme, nuk do të isha Xeni që jam sot. Të gjitha të arriturat i konsideroj si vlerë të përbashkët.

Pas shumë viteve angazhim të pa ndalshëm, dhe pas intervenimit kirurgjik qe kom pase, ne konsultim me mjekun, kam vendosur që këtë vit të pushoj dhe te anuloj te gjitha aktivitetet e mia muzikore.

Gjatë kësaj periudhe, do të përpiqem ti përkushtohem familjes, shokëve dhe miqve të cilëve ju kam munguar për shumë vite. Shpresoj që do më mirëkuptoni dhe uroj që vitin e ardhshëm të jemi shendosh e mirë. Do i madhi Zot, e me kënaqësi do ngjitem prapë në skenë, duke këndur këngën e mirëfilltë shqipe deri në frymën e fundit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...