Pse Hueyda El Saied e fshehu sëmundjen? Bashkëshorti i saj tregon arsyen dhe “pengjet”

Ndarja nga jeta e Hueyda El Saied trishtoi miqtë, kolegët dhe këdo që e njihte dhe e kishte parë nga ekrani.

Por sigurisht, më shumë nga të gjithë, mungesën e saj e ndiejnë partneri, Thierry, dhe i biri, Gabrieli.

3 muaj pas ndarjes nga jeta, bashkëshorti i saj foli për mungesën e saj gjatë një interviste mëngjesin e sotëm në “Wake Up”.

I pyetur në lidhje me vendimin e saj për ta mbajtur sëmundjen sekret, ai tha:

“Ka një arsye dhe arsyeja kryesore ishte gjendja e saj emocionale. Ajo s’donte që njerëzit të ndjenin keqardhje për të. Ishte shumë e rëndësishme të qëndronte e përqëndruar në ndryshimet që po pësonte dhe në procesin e rikuperimit. Duhet të ishte e përqëndruar në luftën e kësaj sëmundjeje. Kjo ishte arsyeja pse ajo e mbajti sekret vetëm me ne dhe rrethin e ngushtë familjar.”
Bashkëshorti i El Saied tha se vendimi që Hueyda të prehej në Luksemburg ishte i tij.

“Ishte vendimi im që ajo të prehej këtu, pas miratimit të familjes së saj sigurisht. Ishte vendimi dhe përgjegjësia ime. Siç e kam thënë edhe më herët, dua ta mbaj Hueyda-n pranë vetes dhe Gabrielit, është shumë e rëndësishme ta kemi pranë. Unë e vizitoj çdo ditë.”

Sa i përket jetës së tyre pa Huyedën, Thierry tha se është e vështirë, megjithatë ata janë të fortë.

“Eshtë kënaqësi ta shoh tim bir çdo ditë dhe ta rris atë. Ai gjatë gjithë atyre muajve të vështirë e dinte çfarë po ndodhte. E dinte që nëna e tij mund të largohej nga jeta. Ishte e vështirë, por Gabrieli është i fortë, duke e krahasuar me situatën ku ndodhet. Ne flasim çdo ditë për Hueyda-n. Kam miliarda gjëra që do të doja të bëja me të. S’kam asnjë peng pasi mendoj që edhe kjo periudhë, këto 18 muaj ishin të bukur për dashurinë tonë. U dashuruam edhe më fort, ishte një tragjedi sepse ajo s’është më tani, por s’jua shpjegoj dot si e kam përjetuar.”- përfundoi ai.
Megjithatë shtoi se si ai dhe Gabrieli e kanë në zemër dhe e kujtojnë çdo ditë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...