Kush do dalë të premten dhe pse do dalë pikërisht Beatrix?

Në nominim për ditën e premte për të dalë nga shtëpia e ‘Big Brother Vip’ janë 3 banorë të fortë, Einxhel, Donald dhe Beatrix.

Treshja u zgjodh nga Arbëri, i cili hapi kutinë e Pandorës, për vetë fitoi 1 javë imunitet dhe zgjodhi të dërgonte në nominim këta 3 banorë.

Por, të gjithë e dimë që të premten do dalë Beatrix. Publiku ka vendosur… në fakt si gjithmonë produksioni vendosë se kush do dalë dhe kush jo.

Ka disa arsye pse do dalë Beatrix. Së pari, që në momentin që u lidh me Donaldin, për të pati një “urrejtje” nga publiku, i cili vazhdimisht nga ajo që shohim në rrjetet sociale ka kërkuar largimin e saj nga shtëpia.

Së dyti, Beatrix dhe Donaldi e arritën kulmin e tyre si çift dhe nuk përbëjnë më lajm dhe tashmë nuk sheh ndonjë gjë interesante prej tyre.

Së treti me daljen e Triksës, Donaldi do fuksohet 100% te loja e tij dhe do këtë përballje shumë të forta mes tij, Einxhel dhe Ilirit. Pikërisht për këto lloj përballjesh “vd es” produksioni, sepse i sjellin klikime pa fund.

Së katërti, Triksës i ka ardhur vakti me dal se përveç lidhjes me Donaldin, nuk është se ka treguar ndonjë gjë të madhe në shtëpi. Shpeshherë është bërë e bezdisshme për publikun jashtë duke u përlotur vazhdimisht për gjëra koti.

Së pesti, po afron fundi dhe normalisht në finale do shkojnë 3, 4 ose maksimumi 5 banorët më të fortë dhe Triksa nuk është një prej tyre. Kështu që me apo pa votat e publikut, Triksa largohet të premten.

TE TJERA

spot_img