Fansat e kapin mat! Ja momenti kur Arbana tregon se kush do dalë nga shtëpia pa u mbyllur televotimi (VIDEO)

Ai ka marrë vëmendjen e të gjithëve e nuk la njeri pa e përmendur. Por ajo e cila po diskutohet ditëve të fundit është edhe vërtetësia e spektaklit.

Shumë nga personazhet publike por edhe një pjesë e publikut kanë mendime se ky spektakël është i gjithi skenar. Madje ka edhe prej atyre që mendojnë se edhe fituesi tashmë dihet.

Shumë lëvizje të sforcuara janë diskutuar si dalja e Einxhel ose e Dagz do bënte që në shtëpinë e Big Brother Vip të ndërpritej një histori dashurie për momentin.

Produksionit i leverdis “shoë” dhe normalisht kthimi i Einxhel ishte në të mirë të kësaj. Por së fundmi po qarkullon një video e Arbana Osmanit në rrjetet sociale e publikuar nga fansat.

Bëhet fjalë për natën kur u largua nga “Big Brother VIP” Eltioni, ku ishte në nominim me Arbrin dhe Ilirin. Arbana specifikoi ende pa përfunduar televotimi se ose Arbri ose Eltjoni do dilte nga shtëpia.

“Ilirin sa herë që ka qenë në nominim unë e kam pyetur se si ndjehet, kam përshtypjen që edhe sonte do marr përgjigjen që është i qetë, por dua të pyes edhe Arbrin dhe Eltjonin që kanë hyrë vetëm pak ditë më parë brenda shtëpisë, por vetëm njëri prej tyre largohet sonte”, tha ajo. Fansat aludojnë se Iliri është i qetë se produksoni do e çojë në finale.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img