“Donaldi del i dyti”, Dalina Buzi tregon se kush e fiton ‘BBV’ dhe nuk është as Iliri

Pak ditë më parë ish-fituesi i ‘Big Brother’, Anaidi, tha se fituesin e ‘Big Brother VIP e di Dalina Buzi. Producentja e njohur në një intervistë që ka dhënë së fundi ka zbuluar se sipas saj fituesja e këtij reality show është Arjola.

“Se mua më ka dalë dhe nami që e di fituesin. Unë kam qem producente dhe jam producente. Produksioni, çfarëdo që të thuhet, nuk mund ta vendosë dot fituesin sepse kjo është shkatërruese.

Sado që ti ta marrësh në dhomën e rrëfimit këtë person sado ti thuash se duhet të bësh këtë të bësh atë, ai nuk mundet sepse përplaset me shumë karaktere të tjerë. Do ishte gafa më e madhe në botë në qoftë se ti e parashikon fituesin.

Ti e ndjen se kush është, por që padyshim që ti ndjen dhe popullin, sepse produksioni ndjen edhe popullin përmes votave, sepse produksioni do ta shtyjë programin drejt shikueshmërisë. Por nuk e besoj se abuzon me fituesin sepse nuk e di se çfarë ndodh.

Nuk e di ti se çfarë mund të ndodhë, njëri mund të iki fare, tjetrit mund ti bjerë të fikët apo ku e dimë ne”. Unë mendoj se ai që i ka dhënë në shumë ‘Big Brother VIP’ është Donaldi, por është për vend të dytë ose të tretë.

Mendoj se treshja kryesore është Iliri, Arjola dhe Donaldi. Kam parë shumë gra rrotull që thonë aman ta marrë Arjola se ka nevojë. Nuk më vjen mirë që të kalosh në këtë pozicion nevojtareje, por edhe në Kosovë e pashë që e donin shumë. Unë shoh Arjolën në fund fare. Është një garë shumë e fortë“, u shpreh Dalina Buzi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...