Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania” solli një eleminim të dyfishtë. Pas Xheisarës, që u largua e para, një zinxhir shpëtimesh bëri që Einxhel e Dagz të shkonin në televotim.
Pas shumë tensionesh në shtëpi nga një zgjedhje e papritur dhe zhgënjimi të çiftit nga banorët, Dagz ishte i eleminuari i dytë.
Mirëpo, teksa përshëndetej me banorët dhe Einxhelin, moderatorja mes lotësh i tha “Të dua shumë”, moment që u shoqërua me brohoritje nga banorët dhe duartrokitje në studio.
Sakaq, edhe Arbri, tha në studio se pavarësisht të gjithave, e do Einxhelin.
Teksa e shihte të përlotur, ai i dha edhe një mesazh të fundit. “Mos harro arsyen pse ke hyrë brenda. Kokën lart. Mos harro kush je, se unë të njoh shumë mirë, ti e din. Je femra më e fuqishme që kam parë dhe njeriu më i mençur që kam takuar. Bukurinë e ke bonus”, tha ai.