Atdheut i pëlqen Trixa dhe sipas tij ia merr Donaldit sa hap e mbyll sytë

I ftuar së fundmi në emisionin “Glamour Zone”, Atdhe Xharavina ka shprehur simpatinë e tij ndaj Beatrix Ramosaj. Nuk dihet nëse e ka bërë për të tërhequr vëmendjen apo i pëlqen vërtet.

Fillimisht ai u shpreh për moderatoren Ester Bylyku, se nëse do të futej në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ai do të flirtonte me Beatrix, por nuk e ka lënë me kaq. Ai shprehet i sigurt se “fiton” përballë Donaldit.

Ester Bylyku: Nëse ti do të futeshe në shtëpi pas Donaldit. Pra Donaldi është tashmë me Beatrixën, ti prap do të futeshe në garë me Donaldin? Atdhe Xharavina: Kam fituar gjithmonë. Ester Bylyku: Beson se do të fitoje? Atdhe Xharavina: Nuk dyshoj tek vetja.

Më këtë përgjigje iluduese, Xharavina i lë hapësirë mendimeve se thashethemet për të dhe Borën, në kohën që ishte e lidhur me Donaldin, janë të vërteta. Pra paska qenë vet Atdheu shkaku i krisjes mes Borës dhe Donaldit.

Ky prononcim që vjen tani për Trixën, nëse nuk është për të tërhequr vëmendjen e publikut mbi veten, tregon se ndoshta mes tij dhe Donaldit ka diçka personale. Ndoshta diçka që ka nisur për shkak të Borës.

Atdheu u bë i njohur nga programi televiziv “Përputhen” në Top Channel, një emision ku vajzat dhe djemtë njohin njëri tjetrin për një lidhje të mundshme daahurie. Program që bëri të njohur në publik Atdheun dhe disa emra të tjerë që morën pjesë në të.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img