Skandaloze/ 5-vjeçari humb jetën në aksident, ekspertët nxjerrin fajtor fëmijën! Shoferi i dehur lihet i lirë…

Kadri Malka nga Korça është ankuar në emisionin Fiks Fare për mënyrën si është hetuar dhe gjykuar aksidenti në të cilin mbeti i vdekur nipi i tij 5 vjeçar.

Në 2017 në Kombinat, nipi i tij shtypet nga një automjet me pasojë vdekje. I mituri gjendet poshtë gomave të një furgoni duke pasur goditje të cilat i kanë shkaktuar edhe vdekjen. Por aktet e ekspertimit të bëra mbi ngjarjen flasin ndryshe dhe të dyja fajtor nxjerrin të miturin 5 vjeçar.

Z.Malka thotë se ka pasur shkelje në mënyrën e hetimit të ngjarjes. Ai u shpjegon gazetarëve se janë bërë dy akte ekspertimi. Në aktin e parë të ekspertimit thuhet se fëmija është futur në mes të gomave të furgonit, por nuk pati dëmtime të rënda. Në aktin e dytë thuhet se koka e fëmijës u gjet pas gomës së furgonit, por serish jo shumë e dëmtuar.

Dhe sipas këtij akti goma ka bërë një gjysmë rrotullim mbi kokën e fëmijës dhe sipas ekspertëve koka e të miturit vetëm është gërvishtur. Gjithashtu këta ekspertë dalin në përfundimin se ka qenë një tjetër mjet që ka goditur fëmijën me pasojë vdekjen, dhe që është larguar nga vendngjarja. Ndërkohë që shoferi i cili ishte në gjendje të dehur u la i lirë pikërisht nga ky akt ekspertimi dhe nuk pati asnjë pasojë ligjore.

“Por si nuk mund të dëmtojë shumë goma e një furgoni kur të kalon sipër kokës ?” pyet me të drejtë gjyshi i 5 vjeçarit të ndjerë. Gjithashtu ai shpjegon se në aktin e ekspertimit thuhet se shoferi ishte i dehur, por po ecte me shpejtësi 20 km në orë dhe ka frenuar. Distanca e frenimit është shënuar 1.9 metra gjë që s’mund të ndodhë. Por mbi të gjitha thotë z Malka në aktet e ekspertimit thuhet se ka qenë fëmija që ka shkelur ligjin! ” Se si mund të shkel ligjin një fëmijë 5 vjeç e 7 muaj kjo nuk mund të ndodhë në asnjë vend të botës” thotë qytetari nga Korça .

Duke kërkuar drejtësi z .Malka u është drejtuar të gjitha instancave ligjore të shteti dhe përgjigjia që ka marrë është se akoma nuk është gjetur makina që ka goditur fëmijën. Për këtë arsye i ka shkuar një shkresë Komisiaritit nr 6 në Tiranë nga prokuroria për gjetjen e automjetit që shtypi fëmijën. Dhe në pritje të përgjigjes nga komisariati prokuroria ka pezulluar hetimin.

Dy aktet e ekspertimit e nxjerrin fëmijën në dy pozicione të ndryshme. Sipas tyre shkak i aksidentit ka qenë një tjetër automjet dhe jo shoferi apo furgoni që fëmija ju gjet afër gomës. Gjykata ka vendosur rikthim të hetimit. Prokuroria pas vendimit të gjykatës ka pezulluar çështjen duke ngarkuar Komisiariatin nr.6 të gjej shoferin tjetër që sipas tyre ka goditur fëmijën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...