“Selinë blu mund ta marrin fare lehtë edhe…”, Fevziu tregon se çfarë ndodhi vërtetë në protestën e 8 janarit

Gazetari Blendi Fevziu komentoi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Të pa ekspozuarit’, situatën e krijuar në selinë blu në 8 janar. Fevziu u shpreh se ajo që u pa atë ditë ishte një “luftë” për të demonstruar forcën.

Ai tha se ajo ditë ishte një provë forcë nga e cila protagoniste nuk ishte as Basha dhe as kontestuesit e tij, por doli policia si një faktor i tretë.

“Ajo që ne pamë në 8 janar ishte ai momenti kur dy forca gjejnë një pikë të përbashkët ku mund të demonstrojnë forcën, pasi edhe luftërat e mëdha bëhen dhe për të demonstruar forcën dhe jo për fitore. Në këtë rast u zgjodh selia si përplasje force.

Marrja e selisë nuk kishte nevojë të bëhej me një lajmërim, mund të kishin shkuar të hynin në një ditë të zakonshme, por kontestuesit zgjodhën të vinin për ta larguar Bashën dhe ky i fundit zgjodhi të mbrohej.

Sot mund të mblidhen 200 kontestues të Bashës dhe mund ta marrin selinë fare lehtë, por ajo e 8 janarit ishte një provë force që nuk pati protagonist palët por një të tretë që nuk ishte as Basha, as kontestuesit e Bashës por ishte policia. Policia u fut një faktor i tretë për opozitën që është shteti.

deri në ato momente kishte qëndruar i tërhequr dhe priste që konflikti të zgjidhej mes dy palëve, ndërsa në këtë momente është vënë në funksion prova e forcës edhe teksa gjykata nuk ka kthyer asnjë përgjigje.”, tha Fevziu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...