Ilir Meta reagon ashpër ndaj Lulzim Bashës: Kur e shoh më rritet…

Presidenti Ilir Meta ironizon Lulzim Bashën.

Meta tha se kur sheh Bashën, duke iu referuar bunkerizimit të PD dhe dhunës ndaj demokratëve, i rritet respekti për Ramiz Alinë.

“Nuk dua të bej më asnjë koment për z.Basha. Ju a kam thenë dhe po ju them që nuk kam menduar kurrë qe Shqipëria do katandisej në këtë derexhe. Kur shoh lidershipin aktual të PD, mua më rritet respekti për Ramiz Alinë, që kur fitoi pala tjetër iku nga posti dhe i hapi rrugën palës fituese.

Nuk kam nostalgji fare për Ramiz Aline sepse unë jam student i Dhjetorit ’90, por si nuk mund të kesh respekt për të kur sheh këta *politikanët e qofteve* që çdo gjë e kane marrë dhuratë nga të tjerët dhe që nuk ikin edhe kur humbin.

Sot kemi politikanë që akuzojnë Ilir Meten për tranzicionin. Pse? Sepse kam kërkuar zgjedhje gjithëperfshirese? Sepse kërkoj triumfin e votës së lirë?”, tha Meta në studion televizive.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img