Beniada si eskortë e Berlusconit! (Video) Pse banorja e BBV nuk e ka përmendur asnjëherë këtë gjë?

Beniada Nishani e cila është pjesë e Big Brother Vip jeton dhe punon si modele në Itali prej shumë vitesh.

Ajo ka një karrierë shumë të suksesshme dhe ka nënshkruar kontrata me kompani mode shumë të njohura atje, dhe ka qenë imazh i shumë fushatave publicitare.

Por shumë pak e dinë se Beniada ka patur rol edhe në filma të njohur e këtu përmendim filimin italian “Loro”.

Beniada në këtë film luan rolin e një prej femrave të shumta te Berlusconit, ku duket se është edhe pjesë e trailerit zyrtar. Loro është një film dramatik italian i vitit 2018 me regji nga Paolo Sorrentino , me protagonist Toni Servillo.

Filmi flet për grupin e biznesmenëve dhe politikanëve dhe nga titulli Loro ( Ata ) që jetojnë dhe veprojnë pranë manjatit dhe politikanit mediatik Silvio Berlusconi .

Berlusconi, i luajtur nga Toni Servillo, dominon të gjithë në film me kërkimin e tij energjik për pushtet dhe kënaqësi. Notat satirike dhe skeptike në këtë simfoni të epshit dhe korrupsionit mbyten pas njëfarë kohe dhe magjepsja e pakëndshme shkrihet në një lloj frike të përzemërt, të rraskapitur.

Toni Servillo si Silvio Berlusconi dhe Elena Sofia Ricci si gruaja e tij, Veronica, në “Loro.” Por edhe pse pjesë e një filmi kaq të njohur e të bujshëm, Beniada nuk e ka përmendur asnjëherë këtë fakt dhe nuk dihet pse.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img