“Amerikanët nuk e duan doktorin”, Çani plas ‘bombën’ dhe zbulon 2…

Gazetari Arjan Çani shprehet i bindur se lëvizja e Berishës nuk mund të triumfojë me mjetet që ai po përdor aktualisht.

Çani u shpreh në emisionin ‘Të paekspozuarit’ se Berisha ka dy rrugë, ose të shpallë falimentin, ose të veprojë si homologët e tij në Greqi, në vitet 70’…

“A biem të gjithë dakord, që amerikanët nuk e duan doktorin?

Doktori ka dy zgjidhje, ose të shpallë falimentin, ose të gjejë rrugë të tjera, për t’ju imponuar atyre. Me rrugë demokratike merret pushteti? Jo sepse nuk bëhen zgjedhje. Nuk ka rrotacion paqësor të pushtetit.

Si kanë ardhur vende të tjera, parti që kanë qenë non-grata nga SHBA? A duhet të interesohemi si ja kanë dalë këto parti?

Në Greqi në vitet 70’, Papandreu nuk vinte dot në pushtet, sepse nuk donin amerikanët. Amerikanët u thoshin të djathtëve, vidhni zgjedhjet, të mos vijnë ata në pushtet!

Atje u bënë shumë protesta në rrugë, pafund. Për ata që kanë qejf historinë mund ta shohin.

Grekët nuk e zgjidhën me protesta. Si erdhën të majtët në pushtet? Amerikanët u tërhoqën, thanë boll luajtëm me këta, sepse këta paskan një lloj dinjiteti.

Ky faktor politik që nuk vjen dot në pushtet, çfarë duhet të bëjë? Këtë duhet të bëjmë si analizë. Superfuqia nuk të do, të ka lënë mënjanë dhe i thotë sistemit, shkele me këmbë, na ke ne. Kjo ka ndodhur. Si e kanë bërë popujt e tjerë?

Nuk e thotë njeri, se është e rrezikshme. Nuk merret pushteti pa sakrifica, me deklarata në televizion. Berisha ose të shpallë falimentin, ose të zgjedhë rrugë të shkelura nga homologët e tij në vitët 70’ në Europë!

Më shumë se kaq nuk flas dot…”, tha ndër të tjera Çani.

TE TJERA

spot_img