Bëhet fjalë për Amarda Toskën, e cila e ka nisur karrierën në ekran si balerinë edhe pse bota e televizionit për të ka kaluar në plan të dytë. Ajo ka marrë pjesë edhe në shumë videoklipe dhe një ndër to është ai i Sinan Hoxhës, në këngën “Eja Eja”.
Vitet kanë bërë të vetën, por gjithsesi Amarda njihet pasi gezon ende të njëtat tipare dhe hijeshi, ndryshe nga ç;po ndodh së fundmi me shumë fytyra televizive.
Ami nuk mbeti vetëm në pjesën e kërcimit dhe baletit, ajo u kthye në moderatore të Portokallisë për ta pasuar më vonë me shumë emisione të tjera, të cilat sot kanë mbetur në hije për shkak të biznesit dhe sipërmarrjes.
Sot sipërmarrëse e suksesshme, shihni si dukej Amarda Toska dikur
Ami është nënë e dy fëmijëve, Joel dhe Sia nga martesa me aktorin Ermal Mamaqi.