“Monumenti i turpit, ruhet nga shteti”/ Topalli i numëron gjëmat Bashës

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bërë një pasqyrim të takimeve të Lulzim Bashës në Fier dhe Sali Berishës në Shkodër.

Në një postim në rrjetin social Facebook, teksa e cilëson Bashën si monument turpi që ruhet nga policia e Edi Ramës, Topalli i numëron një për një të gjitha bëmat dhe gjëmat që ka lënë gjatë drejtimit të partisë.

Por ndryshe nga Basha që shteti e mbronte nga njerëzit e tij, në Shkodër ku ishte Berisha e gjithë salla e pallatit të sportit thërriste “Basha ik”.

“Monument, që ruhet nga shteti!

Sot ishte ditë me diell, por lb doli me çadër, për t’u mbrojtur nga vezët që mund t’i hidhnin njerëzit e tij.

Pas kërkesës së Lulzimit, edhe sot, Edi Rama urdhëroi policë nga Fieri dhe nga Vlora për të ruajtur Lb nga njerëzit e tij.

Kjo që ndodh tek ne është unike në botë

Ka dështuar çdo kauzë; ka shitur (humbur) çdo zgjedhje; ka përjashtuar çdo kontribut; ka djegur mandate; ka bojkotuar zgjedhje; ka kërcënuar për moslejim të zgjedhjeve edhe të tjerët; ka përjashtuar me vendim personal liderin historik të PD; ka vrarë votën; nuk ka lejuar debatin; ka manipuluar çdo votim për kryetar brenda Partie;

ka bërë marrëveshtje finaciare me kundërshtarin;; është shkarkuar nga anëtarësia me 4500 delegatë dhe 45 mijë anëtarë; i ka mbyllur derën deputetëve të PD; i shpërthen zyrën të rinjve; vendos dyer të blinduara ,që anëtarësia të mos hyjë në shtëpinë e saj; rrah me shkopinj kazmash militantët e forcë së tij;

i hedh gaz më keq se kundërshtari ; fut në seli njerëz me maska dhe armë; shton katër vila vetëm për vitin elektoral; mban karrigen me policinë e Ramës… e thotë unë po sakrifikoj për ju!

Ky është monument i turpit, që ruhet nga shteti!

Ndërkohë në Shkoder i gjithë pallati i Sportit thërret: Basha ik!”, shkruan Topalli.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...