Beatrix dhe Donaldi në momente intime! Monika nuk ua ndan sytë për asnjë sekondë (video)

Big Brother VIP është kthyer në kryefjalën e mediave rozë, ku çdo veprim i banorëve komentohet dhe shikohet me detaje.

Së fundmi një video e Donaldit duke u puthur me Beatrix në dhomën e ndjenjës ka marrë vëmendjen dhe po bën xhiron e rrjetit.

Mirëpo detaji që ra më shumë në sy ishte Monika që nuk ua ndante sytë. Ka qenë Iliri që është çuar dhe e ka ‘kthjelluar’ duke e prekur te koka.

Nderkohe, mbrëmjen e djeshme Egzona e ka pyetur Donaldin se cili mendon ai se është lojtar më i fortë midis tij dhe Ilirit.

“Mendoj se Iliri është lojtar më i fortë se unë”, ka thënë Donaldi. Banorët e tjerë kanë ndërhyrë duke shtuar se Iliri është më pak i përfshirë emocionalisht se Donaldi.

Ky i fundit ka thënë se është përfshirë si “budalla”, por dy javët e fundit ka ndryshuar sjellje sepse do që ta fitojë lojën e “Big Brother Vip”.

 

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img