“Ah ç’më bëre me këtë pyetje”, Erdogan zihet ngushtë nga pyetja që i bëri gazetarja shqiptare

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama zhvilluan një konferencë të përbashkët sot pasi nënshkruan 7 marrëveshjet.

Teksa radhën e kishin të pyesnin gazetarët shqiptarë, njëra prej tyre e pyeti për marrëdhënien me kreun e qeverisë shqiptare.

“Ah ç’më bëre me këtë pyetje, në Turqi sidomos në futboll thonë më zure ngushtë, megjithatë nuk më ke zënë ngushtë sepse miqësia dhe rregullat e vëllazërisë janë të ndryshme, brenda ka marrëdhënie dypalëshe që varen nga të drejta e detyrime.

Por kjo është një marrëdhënie që lidhet sipas rregullave të vëllazërisë. Ne po e bëjmë me vepra historike, çdo gjë bazuar në vëllazëri. Kështu do vazhdojmë ndërtimet e restaurimet e reja, dhe mos kërkoni asgjë poshtë kësaj. Ne jemi vëllezër,” tha Erdogan.

Edi Rama: Duke ndjekur sot rrugës kthimin nga Laçi më bëri për të qeshur komenti i një qytetari i cili thoshte shyqyr që nuk je mysliman se kaq shumë sa rri me presidentin kush e di çdo të thonin ata të BE-së. Në fakt jam katolik, gjysmën më të mirë e kam myslimane, por nuk besoj se kushdo qoftë në Shqipëri apo BE duhet të shqetësohet për këto marrëdhënie.

Edhe në kohën kur Shqipëria ishte vend shumë i mbyllur, prap marrëdhënia me Turqinë ishte aty. Kur vjen puna te marrëdhënia ime me Erdogan nuk ka asgjë për tu shqetësuar janë për të qeshur shumë nga ato që thuhen. E vërteta është që janë disa gjëra që nuk zhbëhen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...