U shkarkua nga Lulzim Basha, Jul Deda reagon ashpër: “Lëre alkoolin o mavri”

Julian Deda ka reaguar pas vendimeve të marra nga Lulzim Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së.

Në mbledhjen e djeshme u vendos për largimin e disa nga drejtuesit në komisione parlamentare, kryesisht mbështetës të ish-kryeministrit Berisha.

Aktori me anë të një shkrimi ironizues thotë se ka marrë vesh që është shkarkuar së bashku me 219 anëtarë të tjerë të Këshillit. Këtë lajm mesa duket aktori e ka marrë me të qeshura pasi i thotë se do jetë lodhur shumë në atë takim.

Ai i kërkon Bashës që ta lexojë shkrimin që ka bërë për të dhe t’i thërrasë mendjes.

POSTIMI:

Bashke me 219 anetare te tjere te keshillit kombetar, Lul gropa me paska shkarkuar edhe mua. Sa qesha.

O Lul, sa i trashe je, kur do ta kuptosh se nje deputet i thjeshte, i perjashtuar nga zyra e kryetarit te partise me voten e 44 mije demokrateve, as nuk mund te shkarkoje dhe as nuk mund te ngarkoje njeri.

Tani duhet te jesh duke fjetur, se u lodhe shume sot tek ai takimi me 11 te rinj socialiste te hyrja e pallatit, por neser kismet kur te zgjohesh nga dreka, lexoje kete dhe thirri mendjes se u bere gazi i botes, u bere meme o mavri me boje. P.s. Edhe ler alkolit, se e ke tepruar keto kohe, je çoroditur fare.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img