Shteti ynë është në duart e katër familjeve! Politikani i njohur shkodran bën deklaratën e bujshme

Ish-deputeti demokrat Romeo Gurakuqi, njëherësh anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-ë, ka qenë tejet i ashpër sa i përket situatës brenda partisë më të madhe opozitare.

I ftuar në emisionin Zona Zero, Gurakuqi ka fajësuar për këtë situatë të dyja palët si Bashën dhe Berishës, që po ndikojnë që të lenë vendin pa një opozitë. Pa përmendur emra, Gurakuqi tha se shteti është në duart e katër familjeve.

“Në shtator 2021 ka qenë një vendimmarrje dualiste e qartë, a ka qenë një vendimmarrës dhe tjetri noter këtë nuk mund ta them, por ka qenë dualiste.

Duhet vepruar për hequr kontrollin e shtetit në 4 duar. Pavarësisht se Shqipëria ka kryer reformën në drejtësisë vazhdon të jetë e kontrolluar nga 4 familje,

a thua se fëmijët e familjet tona nuk ekzistojnë, pra ka 4 duar që kanë edhe kontrollin e kapitalit të mallit. Ato kanë frenuar të gjithë sistemin e drejtësisë, edhe pse ka ndodhur një reformë edhe ku aleati ynë kryesor SHBA po insiston për një reformë të thellë”, tha Gurakuqi.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img