Shqiptarët kanë shumë merak të dinë se sa lekë ka, Noizy jep përgjigjen që s’e prisnim

Sa lekë ka Noizy? A do pranonte të bëhej kryetar Bashkie për qytetin e Durrësit? Reperi thotë në studion e “Why Not” se lekët dhe gratë nuk tregohen.

Ndërsa pohon se edhe pse të qenurit politikan nuk është e vështirë, ai vetë nuk do ta bënte, duke thënë se preferon të qendrojë artist.

Roza Lati: Shqiptarët kanë shumë merak të dinë se sa lekë ke. Noizy: E di, por lekët dhe femra nuk tregohen. Roza Lati: Ke menduar ndonjëherë të bëhesh kryetar bashkie i Durrësit? Çfarë slogani do kishe?

Noizy: Nuk është zor i madh të bëhesh kryetar bashkie. Unë ndoshta nuk di të flas bukur e rrjedhshëm, por premtimet që jap i mbaj, e i çoj deri në fund.

Nëse do bëhesha do i hapja punë vetes, sepse unë bëj shumë për njerëzit. Në Durrës ka shumë banorë e nuk mund të bëj për të gjithë njerëzit.

Më mirë të rri artist, e i dashur për popullin se sa të bëhem politikan, sa do të mira do bësh, do të gjejnë një të metë dhe do bëhesh politikani që do urrejnë njerëzit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME