Rama do që në epitafin mbi varr të shkruhet: “piktori më i mirë mes kryeministrave dhe kryeministri më i mirë mes piktorëve”

Kryeministri Edi Rama duke folur për gazetën prestigjioze “The Economist” mbi strehimin e afganëve në Shqipëri, është pyetur edhe se cili do të preferonte të ishte epitafi mbi gurin e varrit të tij.

Rama ka theksuar se nëse do të kishte një epitaf në gurin e varrit të tij, ajo do të ishte; “piktori më i mirë midis kryeministrave – dhe kryeministri më i mirë midis piktorëve”.

‘The Economist’ veçon edhe zyrën e kryeministrit të mbuluar me stilolapsa, ku ai pikturon teksa dëgjon gazetarin i cili e pyet për strehimin e afganëve në Shqipëri por edhe për pasionin e tij për pikturën.

Kur e pyes se si gjen kohë për të pikturuar duke drejtuar një vend, përsëri ngre një vetull. “Nuk gjej kohë”, thotë ai. “Unë kurrë nuk pikturoj veçmas nga ajo që bëj çdo ditë, që është puna ime, në këtë tryezë. Kur jam në takime ndërkombëtare vizatoj duke qenë i vëmendshëm. Njerëzit ndonjëherë kanë përshtypjen se nuk po i dëgjoj, ose nuk më intereson ajo që thonë, gjë që nuk është e vërtetë. Njerëzit që vizatojnë gjatë takimeve, kanë më shumë fokus në atë që diskutohet – dhe janë më pak të stresuar nga ajo që diskutohet”, shprehet Rama.

Njeriu që mori vendimin për të pranuar afganët është ulur pas një tavoline të madhe prej druri në Tiranë, e mbuluar me shkumësa dhe stilolapsa. Muret e zyrës së tij janë të zbukuruara me skicat dhe karikaturat abstrakte të tij.

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, është një ish-pedagog i Akademisë së Arteve, i cili ka ekspozuar punën e tij edhe gjatë kohës si kryeministër. Kur e pyes pse ai doli vullnetar në marrjen e afganëve në takimin e NATO-s disa muaj para rënies së Kabulit – kryeministri Rama duket paksa i acaruar për sugjerimin tim të nënkuptuar se ai bëri diçka të veçantë. “Pse? Pse çfarë? Nuk bëhet fjalë për t’u dhënë strehë njerëzve në përgjithësi. Bëhet fjalë për këtë popull të veçantë, popullin e Afganistanit, dhe jo të gjithë ata, por ata që u angazhuan në [ndërtimin] e një Afganistani më të mirë.”

Rama u tërhoq nga karriera e tij si piktor në vitin 1999 për t’u rikthyer nga Parisi dhe për t’u bërë ministër i Kulturës që shënjon edhe hyrjen e tij në politikë. Tani është në mandatin e tij të tretë të qeverisjes si kryeminisrtër. Që nga fundi i viteve 1990, Shqipëria simbolizonte kaosin por tani ajo është kthyer në një nyje stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Në muajt e fundit Rama ka qenë i hapur duke i kërkuar rajonit t’i rezistojë propozimeve nga Rusia dhe Kina.

Ai beson në idenë e anëtarësimit në BE, pavarësisht vonesave të pafundme në procesin e anëtarësimit. “Ne kemi konsumuar të gjitha ‘historitë e dashurisë’ më parë dhe martesat,” thotë ai në një referencë të nënkuptuar ndaj aleancave të epokës komuniste të Shqipërisë me Rusinë dhe Kinën. “Pra, ne jemi duke kërkuar për një martesë të re”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...