Nano zbulon provat që kanë fundosur Berishën: U bë një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri në krye të 8 viteve

Shpallja non grata e Sali Berishës nga Departamenti i Shtetit është për analistin Mustafa Nano një vendim i marrë në interes të shqiptarëve.

Nano tha se Amerika u lodh nga Sali Berisha dhe shpalli non grata një njeri që vetë shqiptarët e ndëshkuan në 2013-n me 1 milion vota kundër. Ai ka përmendur dhe dosjet që kanë fundosur Sali Berisha.

“Amerikanët e kanë marrë këtë vendim jo për interesat të tyre personale, por për interesin e shqiptarëve, ashtu siç e shohin ata. Ajo që po ndodh këtu ka lidhje vetëm me aktorë lokalë.

Berisha kishte shumë zgjedhje, por vendosi të rindizte makinën. Mendoj që amerikanët e kanë marrë atë vendim duke menduar që është në interesin e shqiptarëve ta marrin atë vendim.

Ata morën një vendim për të shpallur non grata një person që shumicës së shqiptarëve u kishte ardhur në majë të hundës. Ata kanë respektuar shumicën e shqiptarëve. Jam gati të vë dorën në zjarr për këtë.

Pse është shpallur non grata vetëm Berisha? U bë një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri në krye të 8 viteve. Pastaj është Gërdeci, 21 janari. Cila gjykatë ta thërrasë Berishën? Gjykatat nuk janë formuar ende”, u shpreh Nano për MCN TV.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...