“Mish thiu, apo mish derri”, banorët ngatërrojnë dialektin me gjuhën letrare

Një lojë e re u është dhënë si detyrë banorëve të shtëpisë nga Big Brother.

Loja quhet “shtet, qytet”, gërmat diktohen nga produksioni dhe banorët duhet të shkruajnë emrat e shteteve, qyteteve, kafshëve , sendeve ose ushqimeve që i korrespondojnë asaj shkronje.

Më urtë nga të gjithë ka ndejtur Beniada, e cila nuk ia thotë shumë nga gjuha Shqipe, madje ajo është përpjekur të kopjojë nga kush ishte më afër saj.

10 pikë fitohen për emrat që nuk i ka shkruar askush tjetër përveç njërit prej tyre, 5 pikë për barazim dhe zero pikë kur nuk kanë shkruajtur asgjë.

Në fund do mblidhet totali i pikëve dhe 5 banorët që kanë më shumë pikë do të marrin një shpërblim.

Ajo që i ka ngatërruar banorët janë fjalët dialktore. Ata që flasin gegërisht insistojnë se “mish thiu” është mënyra korrekte për ti thënë mishit të derrit: “në të gjithë vendin, po të shkosh e të thuash “du mish thiu” e dinë o vlla” thotë njëra prej tyre. Shikoni videon më poshtë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...