Kryeministri Rama nxjerr prapaskenat dhe e thotë troç: Si mund të zhvishja unë modelet me rroba banjo në atelie

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në eventin që po mbahet me rastin e 30-vjetorit të FRESSH, se nuk donte të merrej me politikë, por ishte politika që merrej me të.

“Si mund ti zhvishja unë modelet me rroba banje në atelietë tona të vizatimit dhe të pikturës, kur këto përbënin figura krimi dhe dënoheshin.

Unë nuk doja të merresha me politikë, por ja që politika merrej me mua, duke u marrë me artin tim, duke I vënë artit tim kufj, duke më detyruar mua që të rrija i strukur.

Vetëm duke ndryshuar politikën bashkë me të tjerë që e vuanin paturpësinë brutale të saj, unë mund ti hiqja qafe këto kufizime, dhe vetëm duke luftuar për një të mirë të përbashkët, unë mund të fitoja lirinë krijuese dhe këtu u bashkuan interesat e asaj bashkësie dhe ne I thyem ato kufij. Sensi i politikës është liria.”, u shpreh Rama.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img