Erjon Braçe nxehet keqas…: fajin për shpërdarjen e virusit e kanë VIP-at

Deputeti Erion Braçe ka reaguar në lidhje me lajmin se numri 1 i tenisit në botë, Novak Gjokoviç është dënuar nga autoritetet australiane pasi nuk iu bind rregullave për kovidin.

Braçe shkruan se askush nuk është mbi rregullat atje dhe bën një paralelizëm me situatën se si sille ‘vipat shqiptarë’.

Postimi i Braçes
Vip-i pa vaksinë kthehet në Serbi, sepse ligji nuk e njeh vipllëkun! Numri 1 i tenisit në botë dhe hero kombëtar në Serbi-nga këta që ai vend i shpall çdo muaj, ishte i pa vaksinuar, për pasojë ne kundërshtim me ligjin e rregullat në Australi! Pike dhe kaq!

Po këtu? Këtu vipllëku është përtej ligjit, rregullave; këtu VIP-at i bëjnë vetë rregullat e sëmundjes; lexojnë aq shumë sa plasin dhe e vendosin vetë, individualisht si VIP apo në grup si VIP-a, se si përballen me sëmundjen:

Nuk ka rëndësi në janë këngëtarë, aktorë, gastorë, prezentatorë apo politikanë, nuk ka rëndësi që janë në festa apo protesta, ata janë VIP-a dhe janë mbi ligjin e rregullat!

Aaaa po, rëndësi ka që ata i thonë popullit: Për ju ka rregulla te tjera! Dhe pasoja: (jep shifra mbi infektimet dhe humbjet e jetës)

Dhe nuk ka mbaruar; të infektuarit e sotëm janë ata të festave të ndaluara e mitingjeve të lejuara të fundvitit; tani prisni valën e festave, mitingjeve e protestave të kësaj jave!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...