Biznesmeni ofroi shumë të madhe parash, donte të surprizonte Arjolën në BBV, por…

Ish-fituesi i “Big Brother Albania 6” Anaid Kaloti ka zbuluar detaje rreth parashutave që kalojnë sipër shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Në emisionin ‘Expuls’ ka treguar se gjatë një bisede me biznesmen, i është kërkuar dërgimi i disa parashutave për Arjolën.

“Që të kuptojmë diçka, kanë qenë tre parashuta. Një unë, një Kledi dhe një nga fansat e Donaldit. Ajo e 9 janarit ishte ajo që shkaktoi më shumë polemika dhe i shqetësoi të gjithë njerëzit.

Edhe për Arjolën na kërkoi dhe ofroi shumë të madhe parash një biznesmen për ta surprizuar me 3 parashuta. Ai na tha që mamaja e tij e kishte shumë qejf dhe donte që t’i bënte një dhuratë”, tha Anaidi.

Arjola është një nga konkurrentet më të forta të shtëpisë, e cila është përfolur shumë për historinë e saj prekëse të të kaluarës.

I pyetur se kush mendon ai se do jenë finalistët e “Big Brother”, Anaid Kaloti dha 4 emrat e tij, sipas të cilit e meritojnë sepse kanë dhënë shumë. “Arjola, Iliri, Donaldi dhe Monika”, ishin emrat që cilësoi Anaidi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...