Kush është biznesmeni që fshihet pas tre kullave mbi selinë e PD?!

A do të ndërtohen tre grataçiela gjigande aty ku është sot selia e PD-së?

Kjo pyetje që qarkullon prej disa ditësh në mediat shqiptare, ka nxjerrë në shesh disa të vërteta, por njëkohësisht po mbron me fanatizëm edhe disa sekrete të ruajtura hermetikisht.

Nëse si zakonisht palët po fajësojnë njëra-tjetën për këtë mega aferë, nëse ato po e përdorin atë për të përbaltur kundërshtarin, ende nuk dihet se kush qëndron prapa këtij mega projekti që mendohet të shkojë rreth 100 milionë euro.

Në fakt, e gjitha nisi pak ditë pasi mbështetësit e Berishës dështuan të marrin me forcë selinë e PD-së, në protestën e 8 janarit. Ideja e parë që u krijua në publik ishte se Basha po e blindonte dhe ruante godinën duke e parë atë si çdo mall tjetër opozitar që ai ishte i gatshëm ta shiste dhe ta bline.

Nisur nga kjo, dyshimet që u parhapën qenë se lajmi ishte nxjerrë nga njerëzit e Berishës sepse politikisht i interesonte atij. Dyshimi i vetëm qe, nëse lideri historik i PD-së, po shfrytëzonte një lajm të vërtetë për të njollosur edhe më tej dalin e tij plangprishës, apo thjeshtë ai po bënte diversion, duke shpikur një akuzë të paqenë.

Fillimisht ky version i dytë u bë më i pranueshëm kur disa media pranë Bashës shkruan se të vetmen kullë në atë zonë e kishte miratuar Berisha, bashkë me xhaminë, kur ishte kryeministër, në vitin 2013.

Por Sali Berisha e shfryu menjëherë tollumbacen në një prononcim të drejtëpërdrejtë. “Lul Brava ne mediat qe paguan po kerkojne te pergenjeshtojë lajmin e botuar për një kompleks gjigand e luksoz kullash, i cili e zhduk selinë e PD nga aty ku ndodhet, duke thënë se ai projekt është firmosur nga unë në 2013. Projekti që unë kam firmosur është ai i Xhamisë së Madhe,

fillimi i punimeve të së cilës u inaugurua në atë kohë në prani të qindra besimtarëve dhe nuk prekte selinë dhe as oborrin e PD. Projekti që zbuluan mediat sot e zhduk selinë e PD, sepse do ndërtohet aty ku është sot selia e PD, te SHQUP”, tha ai.

Menjëherë sapo u fashit ky version i parë disa deputetë e kanë pyetur Lulzim Bashën se ç’qëndrim duhet të mbanin nëse pyeteshin për këtë aferë. Lapsi.al ka mësuar se ai i është përgjigjur se ka dëgjuar për këtë projekt nga familjarë të Berishës, që ishin të lidhur me disa pronarë të familjes Toptani me banim në SHBA, por ndonëse ata ishin të interesuar, ai vetë, Basha pra, qe kundër zhdukjes së selisë së PD-së.

Por e çuditshmja qe se ndryshe nga ky qëndrimi dhënë privatisht, Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi dha një version të ri të enjten në “Opinion”. Ai mohoi që kupola e partisë të kishte djeni për atë që mbahej e mbyllur në sirtaret e Erion Veliajt. “Do të duhet të pyesni Veliajn dhe Sali Bershën. Unë kam zero informacione rreth këtij projekti”-tha Bardhi.

Pra që këtu lindën dyshimet e para: sa të vërtetë dinin Berisha, Basha, Bardhi apo sa pjesë të saj ata po i thoshin publikut?

Situata u bë edhe me e ndërlikuar kur Bashkia e Tiranës këmbënguli të konfirmojë zyrtarisht se ajo e kishte marrë nga pronarët një projekt të tillë, për të cilin ishin paguar mbi një milion euro dhe kostoja e ndërtimit të të cilit ishte 100 fish më shumë.

“Bashkia të gjitha lejet i merr në shqyrtim të një procesi në ligj dhe në përputhje me planin urbanistik të qytetit. Standard i aplikueshëm për çdo qytetar të vendit.

Kjo nuk mund të ndalojë çdo njeri që ka një ëndërr, vizion, që të sjellë një propozim në bashki. Kjo s’ka të bëjë nëse Bashkia e shqyrton apo jo. Bashkia vepron sipas planit urbanistik. Ajo është zonë e destinuar si zonë institucionale. Prej 2013 është pronë e PD, i është kaluar në administrim dhe është pasqyruar në planin urbanistik si zonë me institucione. Por kjo nuk ndalon askënd që të ketë ëndrrat e tij.

Sot që flasim pronar i atij territori është shteti shqiptar, por pronarë pretendues të truallit që nuk iu është kthyer prona, kanë pasur ide për mënyrën si mund të zhvillohet një pronë që pretendohet se është e tyre. Projekti ka ardhur nga pronarët pretendues të truallit”, përsëriti në disa televizione me radhë zv kryetari i bashkisë Arbi Mazniku.

Kjo dalje plot angazhim dhe “transparencë” i shtoi më tepër dyshimet. Pse po lumturohej numri 2 i Veliajt ta ndante këtë informacion me publikun? Për ta degraduar edhe më një PD të telendisur politikisht duke e paraqitur si një parti të aftë të nxjerrë në pazar edhe shtëpinë e saj? Apo mos vallë për ti vënë drejtuesit e PD-së përballë presionit të investitorëve që kërkojnë të ndërtojnë me çdo kusht? Apo mos vallë për të paraqitur alibinë se në Bashki projektin e kanë dorëzuar pronarët?

Nga një investigim i shpejtë i Lapsi. al rezulton se pronarët që pretendojnë atë truall nuk kanë aktualisht kapacitetin financiar për të porositur dhe paguar një projekt mbi një milionë euro. Kjo do të thotë se pas tyre fshihet një investitor i fuqishëm jo vetëm në para por edhe një oligark me lidhje dhe ndikim në të dy krahët e politikës.

Pra dikush, që ende nuk e njohim, ka paguar projektin. Por a do i shpenzonte ai mbi 1 milionë euro nëse nuk do kishte marrë një garanci nga Edi Rama? A do hidhej ai në këtë aventurë, nëse në kupolën e PD-së, nuk do i kishin premtuar se kjo parti qe e gatshme të prishte kontratën 99 vjeçare me shtetin dhe ta kthente tokën poshtë selisë në një truall ndërtimi për tre kullat?

Pakti mund të ketë qenë i thjeshtë. Rama mund ta ketë miratuar gojarisht projektin (duke zgjedhur sipas zakonit edhe studion arkitekturore), me kushtin që me të të bjerë dakord edhe PD-ja. Për PD-në alibia e servirur ka qenë e gatshme: “Ju jeni një parti që mbroni të drejtat e pronarëve dhe s’mund të bëheni pengesë që ata të zhvillojnë pronë e tyre”. Njësoj si me skemën e kompanisë Fusha me teatrin, kur kullat të ndërtohen PD-së mund ti jenë premtuar mjedise të bollshme dhe moderne brenda tyre.

Por, që kjo hipotezë të vërtetohet, që të kuptohet më shumë, duhet identifikuar emri misterioz i oligarkut që qëndron pas saj. Edhe Berisha, edhe Mazniku edhe Basha dhe Bardhi sillen sikur nuk e njohin atë që në fakt ka paguar paratë dhe luan fijet e këtij projekti. Publikut i hidhen copëza të vërtetash, që shërbëjnë vetëm për përbaltjen politike të palëve me njëra -tjetrën, por në fakt i fshihet elementi i interesit financiar, që mund t’i bashkojë të gjithë rreth vetes.

Marre nga Lapsi.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...