“Jam i tmerruar nga kjo që zbulova”, nuk përmbahet Braçe, nxjerr skandalin: Armando Duka po tall tra*in

Deputeti Erion Braçe ka nxjerrë faturat që Federata Shqiptare e Futbollit ka paguar në mënyrë të paligjshme në drejtim të Tiranës, ndërkohë që i kanë llogaritë bankare të bllokuara.

Brace ka bërë apel që këto veprime të rënda që cënojnë garën duhen të hetohen menjëherë, ndryshe sipas tij është e kot që të shihet dhe të luhet më futboll.

“Topi eshte çare!

Futbolli po luhet me dore ne tavolinen e Armand Dukes!

Shikoni,

Kam hequr dore e nuk me intereson me hic kush do jete drejtuesi i Federates Shqiptare te Futbollit; po fare!

Por jam i tmerruar nga farsa apo tallja e trapit me qindra lojtare dhe gjithe ata njerez qe ndjekin futbollin/superligen cdo te premte, te shtune, te diele e vecanerisht te hene!

Gjithcka ka te bej me fair play-n financiar;

Besoj e dini qe llogarite e FSHF jane te bllokuara nga gjykata?!

Besoj e dini qe arsyeja jane marifetet e FSHF me llogarite e saj bankare e llogari te te treteve ne pagesa prej dhjetera mijera eurosh?!

Tani eshte edhe me e qarte;

Nje klub futbolli ne detyrime te medha financiare te njohura nga gjykata, bllokuar ne te gjitha llogarite bankare nga gjykata per keto detyrime, favorizohet nga FSHF, Armando Duka dora vete-sic shihet nga dy dokumentet, e cila kryhen pagesat per llogari te klubit te bllokuar financiarisht!

Pyetja normale do ishte:

Me cilen Federate Futbolli ndodh kjo ne Evrope?!

Por normaliteti ne kete vend eshte skandali dhe FSHF ka fituar imunitet nga skandalet;

Askush nuk guxon, nuk guxon te merret me paligjshmerine skandaloze te saj!

Tani, pasi pashe keto pagesat bankare te kryera me firme te Armando Dukes, dua ta pyes publikisht:

Nga kane mberritur keto para ne Federate?

Jane te UEFA-s?

Jane te Federates?

Te cilitdo institucioni te jene, gara eshte shkaterruar!

FSHF eshte e interesuar te fitoj kampionatin, te marre pjese ne Evrope ky ekip, ai tjetri dhe ai ekipi tjeter, me qellim qe FSHF te marre leket mbrapsht-ky eshte dyshimi i madh!

Sa kohe ka qe ndodh kjo?

Per hater te atyre qindra futbollisteve e kujtdo qe do e ndjek futbollin, duhet hetuar cdo pagese e FSHF nga centi i pare deri tek milioni i dale nga FSHF per te trete!

Deri atehere eshte e kote te luhet futboll; gara eshte e padrejte, e pabarabarte, e pandershme!

vo: shihni dy dokumentet ne foto; jane pagesa bankare nga FSHF me firme te Armando Dukes, ne Angli e Prishtine”, shkruan deputeti i njohur Erion Braçe.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

(Video) Del telefonata e plotë e Oltës me të shoqin, momenti kur i tha s’ke punë me Luizin

Banorët e Big Brother kanë patur sot mundësinë të...

Edhe Vis Pupa merr telefonatën nga e shoqja: Kupën dua ta çosh në Shkodër

Të martën e kaluar, Arbana Osmani i lajmëroi banorët...

‘A të them me kë jam unë’? Bashkëshortja habit Elvis Pupën?

Elvis Pupa ka zhvillaur ditën e sotmë një bisedë...