Një ministre e Afrikës së Jugut u kritikua në mediat sociale pasi u tha nxënëseve të “hapin librat dhe mbyllni këmbët”.
Rofi Ramatuba, ministre e Shëndetësisë e rrethit Limpopo, i bëri komentet gjatë një vizite në një shkollë të mesme në Segagapeng.
“Unë u them vajzave: hapni librat dhe mbyllni këmbët. Mos hap këmbët, por hap librat. Faleminderit”, u tha ajo studentëve.
Ministrja shtoi se burrat e moshuar joshin vajzat duke u ofruar atyre gjëra luksoze si paruke të shtrenjta dhe telefona inteligjentë.
Sipas BBC, akuzat e Ramatumba kanë ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale dhe shumë përdorues po pyesin veten pse ajo iu drejtua vetëm vajzave.
“Kjo nuk është mënyra e duhur për të folur me fëmijët për a buzimin, se*sin dhe pëlqimin”, ka shkruar një përdorues. Deputetja e opozitës Sivigue Guaroube i përshkroi deklaratat e Ramatuba si shumë problematike.
Doctor Phophi Ramathuba who's also a MEC visited a school in Limpopo this morning telling the girls to close their legs and open their books.
ARE YOU SERIOUS? Is this sex education by our Goverment? Victim Blaming and pushing the narrative? This is disgusting.
@ANCWL_hq @MYANC pic.twitter.com/t2knd61TLS— Women For Change (@womenforchange5) January 12, 2022