Habit eksperti: Pse nuk ka si Arbana Osmani dhe Edi Rama në Shqipëri

Kompania prestigjioze e analizave të mediave sociale Terra, ka kaluar në lupën e saj showbiz-in në Shqipëri duke përllogaritur për personazhet e njohur të medias dhe artit numrin e reagimeve, komenteve dhe ‘shares’ në Instagram.

Janë marrë nën shqyrtim personazhe të showbiz-it, politikanë apo edhe bashki dhe institucione të vendit për sa i përket impaktit që ata kanë në media sociale. Sipas këtyre të dhënave, si personazhet publike më të ndjekur rezultojnë Kryeministri Edi Rama dhe moderatorja Arbana Osmani.

Ndërsa për sa i përket bashkive, shumë komente pozitive ka marrë bashkia e Lezhës dhe më negativet i ka marrë bashkia e Korçës. Pikërisht për këtë gjë është folur ditën e sotme në emisionin e mëngjesit “Wake Up” me të ftuar Blerim Gjelaladinin nga “Terra Datas”. Lidhur me këto të dhëna ai u shpreh:

“Këto të dhëna janë të pandryshueshme sepse prezantojnë vitet e kaluara. Është një kampionim që mund të ndryshojë, por nuk ndryshon renditja. Ne bëjmë matje kohë pas kohe që shohim audiencat. Këtu kemi nxjerrë showbiz-in shqiptar ose njerëzit që merren me pjesën e medias”.

Lidhur me faktin se si ka mundësi që këto personazhe të jenë si më të ndjekurit dhe që nuk lidhet detyrimisht me numrin e ndjekësve në Instagram, Gjeladini u pergjigj:

“Kjo gjë bën matjet e reagimeve në postimet e personit në fjalë sipas datave të caktuara dhe sipas periudhave të caktuara. Ky rankim na tregon që fuqia e medias është shumë e madhe. Në periudhën e parë të vitit ka qenë dikush tjetër, që ishte Luana Vjollca si e rankuara e parë. Por në momentin që emisioni i saj në Top Channel u ndërpre, ra nga rankimi.

Kjo do të thotë që në Shqipëri, televizioni ka ndikim tek rritja e audiencës online. Që të krijosh një kontent, do të thotë është një foto e bukur, një video të bukur, një foto apo video që lidhet me aktualitetin që ndjekin njerëzit, përdorimi i fjalëve, hashtag të ndryshëm, të gjitha këto bashkë janë ato që krijojnë një kontent të caktuar”.

Lidhur me personazhet VIP brenda shtëpisë së “Big Brother” dhe ndikimin e tyre rezulton se: “Të gjithë ata kanë një rritje të konsiderueshme, por nuk e kanë riskuar në asnjë moment Arbana Osmanin. Ne përjashtojmë matjet që nuk janë rritje natyrale. Nëse ti nuk je në garë për 4 apo 5 muaj, por ke një rritje të shpejtë, ka diçka që nuk shkon”.

Nga ana tjetër, lidhur me Edi Ramën, Gjeladini sqaron: “Kryeministri Edi Rama e ka të tijën këtë pjesën e PR, di të krijojë kontent, di të krijojë pjesën e komunikimit me njerëzit, mediat sociale i përdor në mënyrë perfekte, e përdor fiks si mjet zbavitës. Dallon nga politikanët e tjerë në rajon, ku ata janë të ndjekur, si Albin Kurti, por që nuk është shumë atraktiv”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...