Gazetari e filmoi teksa hynte ne dyqanin qe shet CD, ajo cfare i ben Papa eshte…

Papa Françesku e ka përgëzuar gazetarin që e pa atë duke i vizituar shokët e vjetër, të cilët kanë një dyqan diskografie në Romë këtë javë. Mediat e huaja raportojnë se Papa e quajti situatën si fati i tij i keq që doli lajmi.

Vizita të martën mbrëma do të mbetej një sekret, por Javier Martinez Brocal, një reporter për agjencinë e lajmeve televizive Rome Reports, ndodhej rastësisht në qendër të Romës.

Ai e filmoi me telefonin e tij e postoi në Twitter dhe postimi u bë viral. Në një letër që i dërgoi gazetarit e përgëzoi dhe bëri shaka për fatkeqësinë e tij.

“Faleminderit që e bëre punën tënde, edhe nëse ajo e ka vënë papën në vështirësi. Ajo që më mungon më së shumti është pamundësia për të ecur rrugëve,

siç bëja në Buenos Aires, duke ecur nga një famulli te tjetra”, thuhet në letrën e Papës. Pronarët e dyqanit thanë se i dhanë Papës CD me muzikë klasike, por nuk pranuan të jepnin më shumë detaje

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...