ÇUDIT Çani: Rama tallet me shqiptarët, ngaqë kanë nivel të ulët kulturor dhe mendor. Po i përdor…

Akuzat e rënda dhe gati asgjësuese nga ish-lideri i PD, Sali Berisha janë një fazë e dytë e betejës së tij me Lulzim Bashën.

Për gazetarin dhe analistin Arian Çani kjo situatë tregon se klavari i vuajtjeve në opozitë sapo ka filluar ndërkohë që PD siç shprehet ai edhe mund të zhduket.

Në një intervistë për MCN, Çani u shpreh në vendet gjysmëdiktaturë, ku fut edhe Shqipërinë, opozita është fasadë dhe merr 30-40% të përfitimeve.

Z. Çani duket se është hyrë në një rrugë pa kthim, edhe pse e kemi krahasuar me KPD-në e socialistëve të cilët e gjetën sërish akordin. Ka më shanse sipas jush për një ribashkim?

Do jetë shumë e vështirë për të gjetur gjuhën, por jo e pamundur. Katarsisi i Nanos para shumë viteve tregoi se kur je në pushtet gjuha gjendet. Pushteti josh të gjitha palët, ndërsa në rastin e PD është e vështirë sepse është në opozitë. Kalvari i vuajtjeve brenda opozitës sapo ka filluar.

Do vazhdojnë palët duke mos krijuar një sigël të dytë, por nuk është e pamundur që edhe Berisha të pranojë të krijojë të krijojë një parti. Por nuk duhet të duket çudi nëse kemi një transformim total dhe kjo parti mund të zhduket.

Z. Çani po dëgjojmë akuza të rënda që duket sikur konfirmojnë të gjithë atë dyshim për z. Basha gjatë gjithë këtyre viteve. Dje p.sh doli akuza për ndërtim kullash në selinë e PD-së. Një opozitë në biznes, apo spekullime?

Nuk di të them sepse nuk jam gazetar investigativ, por mu duk pak i sforcuar si lajm. Po të isha në vend të Bashës do ta kisha menduar seriozisht këtë. Në Shqipëri morali nuk ka ndonjë vlerë të madhe. Edhe nëse kullat ndërtohen do jenë në funksion të politikës. Duhet të kesh biznese që gjenerojnë para që të vish në pushtet.

Z. Berisha ka rimarrë së fundmi një çështje të hapur nga televizioni ynë muaj më parë për portin e Durrësit duke deklaruar se në këtë aferë është i përfshirë edhe z. Basha të themi si aksioner. Nga buron sipas jush kjo forcë e Lulzim Bashës për t’u imponuar në transaksione të tilla financiare?

Jemi në nivelin e thashethemeve, nuk kemi akoma një dokument. Basha pritet të jetë aksioner tek porti i Durrësit, kjo mua s’do më çudiste. Në vende gjysmëdiktaturë opozita duhet të shërbejë si fasadë. Opozita thuhet që ka 30-40% të tortës, të përfitimeve. Unë pres që burimet që i përcjellin këto lajme të jenë më serioze.

Të mos harrojmë edhe akuzën për inceneratorët. Edhe aty sipas z. Berisha figuron z. Basha. Ju besoni se afera e inceneratorëve që po përdoret nga të dy palët do të hajë koka të mëdha?

Ende presim të ketë fakte por nuk do çuditesha gjithashtu. Për koka të mëdha nuk besoj. Mendoj se arrestimi i ministrit Koka është bërë për ti vënë kapak kësaj pune.

Si e sheh daljen e z. Rama dhe thirrjen e tij për bashkëpunim me demokratët?

Ai ka kohë të lirë dhe e ka kënaqësi këtë gjë. Kur sheh nivelin e ulët kulturor dhe mendor në Shqipëri s’më duket çudi që ndodh edhe kështu. Ramës nuk i duhet realisht por thotë ç’të mbledh le të mbledh. Si peshkatarët që thonë të hedhim një herë rrjetën. E ka si sfidë këtë, është gjithmonë në rol.

Çani dua të ndalem pak te z. Rama dhe ecuria e tij. Vite më parë ju e mbani mend ai përuroi mediat sociale në politikë, ndonëse fillimisht u vu në lojë. Keni shprehur shpesh në studio admirimin tuaj për inteligjencën e z. Rama. Cili është gabimi i tij sipas jush?

Rama është njeriu që di ti flasë njerëzve me gjuhën që meritojnë. Ai gabime mund të ketë shumë por në fushë të betejës ne nuk po shohim që ai të humbë, ai vetëm po fiton. Ai po bën koncesione dhe di të joshë sepse ka kuptuar që në fakt shqiptarët në tërësinë e tyre politike nuk janë gjë tjetër veçse mish për top. Rama di të manipulojë turmat. Ai ka ditur ti servirë realitetin të huajve ashtu siç ata do donin të ishte.

Nga media ne politike dhe me pas ne pushtet. Ky është itinerari i Ramës qe preferon ne fakt te prezantohet si artist. Këtë profil ka edhe një prej njerëzve më të debatuar sot në France, kandidati për presidencialet, Eric Zemur. Shihni ngjashmëri?

Nuk ka lidhje me Ramën, Zemuri. Ai është shkrimtar, gazetar, është brilant, nuk ka lidhje me Ramën. Ai është mendje e ndritur që ka arritur të ngjitet në sondazhe me shpejtësi marramendëse. Ka trembur kandidatët aktualë. Ai është një i djathtë që kërkon të kthejë të djathtën që ka humbur. Ai është njeri që ka thelb, forma është tretësore.

Ju ndiqni jetën politike ne France. Vihet re edhe aty se etiketimet ne media janë shumë të përdorura. P.sh Zemur kategorizohet si i ekstremit të djathtë. Sipas Jush çfarë do të silltë për Europën një fitore e tij? Nuk është rrezik për qyteterimin, siç ishte Donald Trump dikur sipas kryeministrit të Shqipërisë?

Fare, është brilant i paparë. Rama i ngjan Trump për shoën që bën. Bën shou pa thelb.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img