Kuvendi i Berishës në “Air Albania” merr vendimin drastik, i bën gjëmën Lul Bashës

Ne Kuvendin e PD te thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha,

me pjesemarrje masive, kryetari i Komisionit Belind Kelliçi deklaroi se anetaret me votim te fshehte kane votuar pro shkarkimit te kryetarit te PD, Lulzim Basha per thyerje te renda te statutit. Kryetari i ri i PD zgjidhet me 22 Mars 2022.

Ne mbeshtetje te nenin 43, germa C te statutit te PD, me propozimin e nje grupi prej 7 deputetesh te PD dhe 15% te delegateve, Kuvendi Kombetar vendosi, te votoje me votim te fshehte per shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha, per thyerje te renda te statutit…”, tha nder te tjera Kelliçi.

Nder te tjera Kuvendi i Berishes ka anuluar Kuvendin e thirrur nga Basha me 18 dhjetor e gjithashtu ka miratuar shkarkimin e Gazment Bardhit si Sekretar i Pergjithshem, si edhe tre nenkryetareve: Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj per arsye se nuk ishin zgjedhur sipas statutit te partise.

Komisioni i Kuvendit te thirrur nga Sali Berisha ka miratuar 29 emrat e Komisionit te Perkohshem te Rithemelimit te PD-se qe do te drejtoje partine deri ne zgjedhjen e kryetarit te ri. Ne liste eshte vete Berisha dhe me besniket qe kane mbeshtetur levizjen e tij kunder Lulzim Bashes.

Ky komision do ta drejtoje PD-ne deri ne 22 Mars te vitit te ardhshem ku do te kete nje Kuvend Kombetar te ri ku parashikohet zgjedhje e strukturave te reja nga baza ne qender dhe kryetarit te ri sipas parimit nje anetar nje vote. Nderkohe qe me 18 Dhjetor ky vendim i dale nga Kuvendi i sotem do te hidhet ne referendum ne çdo dege te Partise Demokratike.

Nderkohe qe pak metra me tej, Kuvendi i PD, i thirrur nga Berisha vendoste per shkarkimin e tre nenkryetareve dhe Sekretarit te Pergjithshem, kryetari i PD-se Lulzim Basha mbajti nje fjalim te gjate ne seli duke theksuar se dera e partise eshte e hapur per te gjithe. Basha tha se do te donte qe kjo ditelindje e PD-se te ishte ndryshe, por sipas tij, nuk mundej qe te ndalonte individet qe te perdornin anetaresine e partise per qellime personale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...