“Ti hapi këmbët, unë e mjel”, Monika- Ilirit: Bëje me …

Marrëdhënia midis Ilirit dhe Monikës në shtëpinë e “Big Brother” që prej fillimit ka qenë mjaft e lëkundur.

Pas një “miqësie”, ata u distancuan goxha dhe tani nuk mungojnë as kunjat për njëri-tjetrin.

Së fundmi ata janë përfshirë në një debat të fortë mes njëri-tjetrit pas një shakaje që Iliri ka bërë në drejtim të dhisë, që i kishte vendosur emrin Nika, e që sipas banorëve ishte shkurtimi i emrit të aktores.

Teksa ishte duke bërë shaka me Tan Bramën, Iliri foli për një treshe, në mënyrë figurative për të mjelë dhinë, por kjo nuk është pritur fare mirë nga Monika.

“Ti hapi këmbët unë e mjel, e bëjmë treshe”, tha Iliri, deklaratë që më pas solli dhe reagimin e fortë të aktores, e cila i përmendi dhe gruan.

“Të kapi dhinë e vetë atje (gruan), dhe ta kthejë si të dojë, le të marri dhe Tanin pastaj për ndihmë”, dëgjohet të thojë aktorja e irrituar.

Kjo situatë nuk u la pa u diskutuar as gjatë mbrëmjes së djeshme në “Prime”. Iliri tha se kishte bërë shaka duke justifikuar fjalët e tija dhe se nuk kishte lidhje me Monikën.

“Ne me Tanin kemi qenë duke qeshur shumë kohë. Pse është përdorur do ta mjelim treshe, se ne kishim detyrën që të milnim dhinë, dhe i thashë Tanit që të vinte dhe të më ndihmonte.

Unë nuk mund të bëj… ja vura Nika sepse mendova se ishte emër i përshtatshëm për një dhi. Më habit vetëbindja e Monikës që unë e kam përdorur këtë gjë për të”, u shpreh Iliri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...