HYRJELAJMEPOLITIKËSali Berisha “zbardh” planin e protestave ditët në vijim: Ramës do t’ia...

Sali Berisha “zbardh” planin e protestave ditët në vijim: Ramës do t’ia marrim…

Sali Berisha ka zbuluar planin e tij ditët në vijim ku ka theksuar se nuk do të ndalen protestat.

Gjatë intervistës për “Abc News”, ish-kryeministri tha se Ramës do t’i marrë dy selitë, ndërsa siguroi që PD-ja do t’i kthehet demorkatëve.

Ditën e shtunë përse u tërhoqe tek ura e Lanës dhe më pas mbylle protestën? “Tek ura shënonte vendimin për të kontrolluar trupat ku ishin dhe si ishin dhe në çfarë gjendje ishin “luftëtarët” u ç’bënë blindet për herë të parë. Kryeministri ishte bërë me dy seli të dy blinduara, këmbanat ranë për Edi Ramën”, tha fillimisht Berisha.

Si do të vijohet më tej protestat? “Do të ketë një diveristet por selia dhe shtëpia e demokratëve do tu kthehet demorkatëve dhe nuk do të rijë strofull e Bashës ata kanë plane kriminale aty. Kundër Ramës janë protestat pasi këta janë bashkë tani të dy.

Nëse shkon në selia e PD është njësoj sikur proteston në godina e Ramës, aty është pengu i Ramës brenda, marrin drogë dhe pikë brenda selisë blu.

Ne do ta nxjerrim Edi Ramën nga të dy selitë. Rama ka 3 muaj që rreh gjoksin që blindat nuk çahen kurrë, le ti shikojë. Selia e PD do të rikthehemi patjetër ajo është shtëpia e demokratëve”, tha Berisha.

Kujtojmë që ditën e sotme Lulzim Basha pas takimit me kryesinë vendosi për të përjashtuar përfundimisht Sali Berishën nga Partia Demokratike së bashku me 8 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit.

TE TJERA

spot_img